Koleksionisti Kotherja lajmëron gjetjen e dorëheqjes turqisht të Ismail Qemalit

Postuar në 05 Nëntor, 2012 14:26

“Studiuesi Niko Kotherja mundi të gjente ditën e sotme një telegram, i cili bën bën fjalë për dorëheqjen e Qeverisë së Ismail Qemalit, dokument i cili nuk ka qenë i njohur deri më sot, - thuhet në faqen online të së përditshmes Shekulli, ku më pas lexohet:

“Gjetja e telegramit nuk ishte e rastësishme, pasi, siç na shpjegoi z. Kotherja, ai kishte pasur dijeni se një dokument i tillë ndodhej në arkivin e tij, por për shkak të vendosjes së tij në një vend tjetër, e kishte bërë të vështirë rigjetjen. "Tashmë sapo e gjeta telegramin - bën të ditur Kotherja - dhe për këtë gjë ndihem tejet i lumtur. Ekspozimin e materialit e kam vendosur për ditë më pas. Mendoj se materiali që disponoj është mjaft i rëndësishëm."

Kotherja shpjegoi gjithashtu se, ajo çka e bën të rëndësishëm këtë dokument, ka të bëjë me faktin se telegrami është shkruar me dorën e vetë Ismail Qemalit. “Veç kësaj, telegrami që disponoj është telegrami i fundit i dërguar nga kabineti i Ismaili Qemalit”.

Telegrami në fjalë, vijoi më tej Kotherja, njofton dorëheqjen e qeverisë së parë shqiptare në janar të vitit 1914 për t’ia kaluar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK). “Siç e theksova edhe në fillim, telegrami është shkruar në turqisht nga dora e Ismail Qemalit dhe është i panjohur deri më sot. Fatmirësisht, kemi edhe përkthimin e këtij dokumenti, të fundit, i dalë nga qeveria e Vlorës. Telegrami është i fotografuar."

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kotherja nuk thote se ku e gjeti kete telegram, ku ruhet origjinali, si dhe ne ç&#39;rrethana e gjeti ate, pse mendon se eshte shkruar me doren e Ismail Qemalit, kujt i drejtohet telegrami dhe pse eshte shkruar ne turqisht. Me kryesorja nuk jep permbajtjen e telegramit: çfare shkruhet ne te? Keto lloj lajmesh &quot;sensacionale&quot;&nbsp;te dhena ne kete menyre nuk i bejne nder as studiuesit Kotherja, as gazetes qe i boton e as ResPublica-s qe i riprodhon qorrazi.&nbsp;</p>

Submitted by Dibra (not verified) on

Ka mbetur pa thene qe Flamuri u ngrit ne Vicidoll nga Saliu. Keta jane historianet militante qe pikerisht ne kete muaj na servirin lloj lloj pallavrash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.