Koalicion PS-AK pas 7 prillit? Me ç'kushte?

Postuar në 22 Mars, 2013 05:23

Gazeta Shqip citon sot anonimisht një zyrtar të rëndësishëm të selisë rozë të ketë thënë se të flasësh aktualisht për një formulë të sigurt fituese [për koalicionin PS-AK] është herët, pasi kemi të bëjmë me një fuqi ende virtuale, edhe pse të shprehur konkretisht me një pjesëmarrje popullore. Politikani socialist, i “regjur” në betejat elektorale që nga viti 1992 (sipas Shqip-it), ka theksuar se një parti politike që pretendon të marrë një mbështetje të madhe elektorale, duhet ta provojë këtë me një organizim kapilar në të gjitha skajet e Republikës, që është thelbi i garancisë për një shumëzim të mbështetjes në elektorat ditën e votimit dhe mbrojtjen e votave.

Burime të rëndësishme në Partinë Socialiste i kanë bërë me dije Shqip-it se mes Ramës dhe Spahiut ka shumë gjasa të firmoset një pakt i rëndësishëm për bashkëveprimin opozitar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve dhe angazhimin e së gjithë frymës antiqeveritare. Por prova e “zjarrit” për Kreshnik Spahiun, sipas Shqip-it, duket se do të jetë manifestimi i parashikuar i 7 prillit në kryeqytet, ku kreu i Aleancës Kuqezi u ka bërë thirrje mbështetësve të tij nga i gjithë vendi të marrin pjesë në tubimin e cilësuar si “Berisha Ik”.

Po për PS-në, cila do të jetë "prova e zjarrit"? A do ta pranojë Rama kushtin e panegociueshëm të AK-së për kufizimin e mandateve, duke filluar nga mandati i kryeministrit e duke zbritur deri te mandati i kryekomunarit?

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

sa per mitingun e 7 prillit mund ta ndihmoj edhe PS me mitingash borxh......

Submitted by Anonim (not verified) on

akz eshte e vetmja force politike ne rritje ne shqiperi.

duke patur parasysh rritjen e frymes kombetare ,besoj se do jete opozita e ardhshme .pd-ps-lsi jane parti te shume te ngjashme ideologjikisht.ndryshimet e vetme jane te tipit klanor.perderisa pd-ja qeverisi 8 vjet me gjysmen e ps-se(lsi), ce pengon te qeverise edhe me gjysmen tjeter?sidomos me largimin e berishovicit!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Aleanza pa asgja te perbashket ne programet e tyne, pose rrezimit te Berishes.

Submitted by Bard (not verified) on

Nje lajm i mire, me ne fund...Rama nese ka ndermend te fitoje duhet ta beje kete, me mire se sa te kurveroje me LSI. Kushtezimet nga AKZ me duken parimore(megjithese mund te shkojne perkunder klimes brenda PS ku duket se kalçifikimi i kryetarit dhe strukturave tashme eshte nje realitet i panegociueshem). Nje qeveri e majte nen presionin e nje aleati te paqendrueshem dhe agresiv si AKZ eshte me e mira qe shqiptaret mund te bejne per momentin, derisa nje alternative "Grillo" te dale ne skene. Por kjo e fundit, ne mos qofte nje utopi, e ka te ardhmen e larget...
Megjithate, AKZ duhet te kete kujdes: mundesia qe vete aleati i saj ti vjedhe votat eshte po aq reale sa ajo e manipulimit te zgjedhjeve nga Berisha. Prandaj nje prej kushteve kryesore nga AKZ do duhej te ishte gjetja e nje mekanizmi detyrues qe PS te ruaje votat e saj. PS e ka treguar mese njehere tendencen per te vjedhur bashke me PD votat e partive te vogla, dhe qe kjo mos te ndodhe, duhet gjetur nje mekanizem i cili te shkurajoje PS prej ketij varianti..

Submitted by Albi (not verified) on

Jam dakord me Bardin. Nje Rama i kontrolluar eshte mbase me e mira per momentin.

Po shpresoj qe AKZ te insistoi pafundesisht te limiti i mandateve. Nqs Rama nuk e pranon si kusht do te thote qe synimi i tij eshte i qarte, te kthehet ne nje Berishe te dyte ne 20 vitet e ardhshme. Nuk ka rast me te mire per te treguar se pushtetin nuk e synon perjetesisht. Nuk e di pse, po ashtu si Bard kam hezitimet e mia, kontrolli total qe i ka bere PS-se nuk eshte ogur i mire.

Submitted by Elvin (not verified) on

Po u bashkua AK me PS, une si i djathte i vertete (jo ish PD-ist) qe kam votuar per LZHK-ne me pare, dhe qe kisha ndermend te votoja AK-ne pasi Bamiri nuk ishte aq agresiv me Berishen sa Kreshniku, nuk do votoj tani me per AK-ne pasi nuk mundem dot te votoj kurre per PS-ne, aq me pak PS-ne e Rames. Me kete levizje, une mund te mos votoj ose te votoj per FRD-ne e Bamirit, nese AK-ja bashkohet me PS-ne para zgjedhjeve. Besoj se ka nje segment te djathtesh te vertete, ndoshta nje pjese qe kane votuar LZHK apo PR me pare dhe jane zhgenjyer, ose edhe votues qe rrale kane votuar me pare, qe do te votonin AK-ne por qe nuk mund te pranonin dot nje aleance me PS-ne aktuale, te pakten parazgjedhore.

Submitted by Anonim (not verified) on

per sa kohe qe akz-ja nuk mund te fitoje e vetme zgjedhjet me dike duhet te bashkpunoje.

me ke te bashkpunoje ,me partine e serb0-grekut sali!!!  ndersa me ps-ne duhet ti vere kembet ne nje kepuce ne lidhje me ceshtjet kombetare.  ne qofte se shqiperia ka patriote le te votojne te gjithe akz-ne qe te mos kete nevojen e partive-banda te sotme

Submitted by XHIMI (not verified) on

Kjo aleance e cuditshme midis "socialisteve" dhe e te Djathtes Ekstreme..me siguri do te pjelle nje Monster elektorale dhe do t'i sjelle deme strategjike Ps..qe shikon djathin dhe nuk shikon carkun..Do te fotoje ca vota,por..pastaj..Kurse LSI-duket lojtar me taktik..Jo, Aleances me Aleancen e ZEZE! Socialistet nuk duhet te mendojne vetem per fatin e Rames..por aftagjate..Mbaeni shenim daten..Alenaca me Spahine,,do sjelle dhe  baterdine!!!

Submitted by a. (not verified) on

Kush eshte aleanca KZ?!...Kush eshte 'kryesia' e saj ?!...Cfare ka bere ne realitetin shqiptar ?!...

Ore, cfare po na bejne keshtu ?!...

Akoma 'kashte' do te hame ne ?!...'Piramatoze' gjithe jeten do kalojme ?!...

Te mos behemi vullnetare aktiv te vetmashtrimit !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.