Kisha Serbe i kujton Daçiç fatin e Zoran Gjingjiç

Postuar në 14 Maj, 2013 05:58

Deklarata të rënda të nxitura nga çështja e Kosovës kanë rikthyer në sipërfaqe debatet për domethënien e mitit për Kosovën për Kishën Ortodokse Serbe (KOS). Mitropoliti i Malit të Zi dhe bregdetit Amfilohije tha se "lutet për pendimin e qeverisë dhe kuvendit të Serbisë", lidhur me vendimet për Kosovën. Ndërsa peshkopi i pensionuar Atanasije Jeftiq u shpreh se "Daçiç thotë se angazhohet për një politikë reale tokësore dhe se nuk e intereson Serbia qiellore. Kështu ka folur edhe Zoran Gjingjiç në kohën e tij, e Zoti le të gjykojë se si ka përfunduar ai". Këto deklarata janë komentuar në shumë qarqe edhe si thirrje serioze kundër kryeministrit. Nga këto deklarata janë distancuar jo vetëm partitë politike por edhe vete patriku Irinej.

Qëndrimi i KOS për Kosovën shprehet në një memorandum për Kosovën, të bërë publik në vitin 2003, shpjegon per DW Mirko Gjorgjeviq, sociolog i fesë. Këtu thuhet qartë se "Kosova është Jerusalemi i KOS dhe se kisha serbe Kosovën e trajton pjesë të pandashme të Serbisë, të okupuar momentalisht nga fuqitë perëndimore me ndihmën e tradhëtarëve të brendshëm". a.n.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

".....me ndihmën e tradhëtarëve të brendshëm".

Nuk eshte per tu habitur per trathtaret e mbrendshem qe jane gjetur gjithmone dhe gjithkund. Keshtu edhe ne trojet shqiptare ka patur dhe ka trathtar te mbrendshem qe e kan mbeshtete pushtuesin turk-osman dhe mbeshtesin edhe sot Turqine neo-osmane.

Submitted by Sander (not verified) on

O kungull(paul) shqiptar i shitur per 5 leke qe perdor emer italian...po flet per kishen jo per xhamine, turqit, osmanet etj etj.

Le name, pike zeze si s'te vjen zor nga vetja.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Duan apo sduan Serbët Kosova është shtet më vete dhe janë të detyruar të gjithë qytetarët e Kosovës të zbatojnë kushtetutën e këtijë shteti dhe sa për priftin do bëjë më mirë të shikojë punët e perëndisë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.