Ka 142 mijë të papunë, dhe Berisha premton 250 mijë vende pune!!! Në një kohë që për 8 vjet ka hapur vetëm 12 mijë

Postuar në 14 Maj, 2013 02:59

Andrea Stefani ka gërmuar në arkiva dhe prej andej ka nxjerrë një premtim të PD-së në vitin 2005: “Në projektin e saj për ndryshim, mazhoranca e re dhe qeveria e saj synojnë të krijojnë mundësi për punësim të çdo shqiptari. Papunësia, veçanërisht afatgjatë dhe e pashpresë, si urbane dhe rurale, e veçanërisht në nivelet alarmante të saj mes brezit të ri, trashëguar nga qeverisjet socialiste, përbën një kërcënim serioz social dhe një barrierë për zhvillimin e vendit. Papunësia dhe mungesa e shpresës për punë është një nga faktorët kryesorë të eksodit masiv emigrator të shqiptarëve”.

Këtë premtim e ballafaqon, në një shkrim të publikuar në Shqip, me diagramën e papunësisë të nxjerrë nga shifrat e INSTAT-it të Berishës, dhe ja se si kanë ndryshuar këto shifra (përsërisim: janë të institucionit të Ines Nurjes): në vitin 2005 14,2%, në 2006 13,8%, më 2007 13,5%, më 2008 13,2%, më 2009 13,7%, më 2010 13,5%, më 2011 13,1% e më 2012 12,8%. Në terma të tjerë më të qartë, PD-ja e ka marrë Shqipërinë me 154 mijë të papunë, ndërsa sot të papunët janë 142 mijë.

Këto ditë Berisha po premton të hapë 250 mijë vende të reja pune,. Por ka dy gjëra që bien në sy. 1. Për tetë vjet janë hapur vetëm 12 mijë vende pune; si do të bëhet e mundur që të hapen për katër vjet 250 mijë? Dhe 2. Të papunë janë 142 mijë; ç’do të thotë në këto rrethana të hapësh 250 mijë vende të reja pune?

Shkrimin e Stefanit mund ta lexoni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/14/papunesia-kronike-d...

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Spartan (not verified) on

<p>Po kjo është kollaj! Pusho nga puna 100 mijë veta pastaj merri prapë plus 142 mijë të tjerët. Ja ku u bënë 250 mijë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.