Jo. Berisha nuk erdhi në pushtet me zgjedhje të vjedhura, - thotë Mero Baze

Postuar në 02 Nëntor, 2012 06:52

“Jo. Berisha nuk erdhi në pushtet me zgjedhje të vjedhura. Ato ishin zgjedhje të mira dhe reale. Berisha erdhi në pushtet së pari fal Fatos Nanos dhe taktikës së tij shumë të gabuara elektorale. Opozita votonte në ato zgjedhje një kandidat edhe pse ishin në koalicion disa parti, ndërsa socialistët dhe aleatët e tyre votonin secili për hesap të vet. Ai ishte një gabim fatal dhe foshnjarak”.

Pjesa më sipër është shkëputur nga një intervistë e Mero Bazes për fushatën e zgjedhjeve të 2005 (Baze ka qenë ndër strategët e asaj fushate bashkë me amerikanët e BG&R) në të përditshmen DITA, e cila ka dalë në treg këto ditë.

Baze konfirmon informacionet e botuara në revistën amerikane The New Republic disa ditë më parë dhe jep detaje të lidhura me Fazllic dhe konsulentët amerikanë të Berishës, sot në stafin e Romney në SHBA. (Baze aludon edhe një skandal rozë në hotelet e Tiranës të lidhur me personat që përmend).

Thotë Baze në DITA për fitoren e PD në 2005: “Unë nuk i besoj teoritë konspirative se Nano ka dashur të lërë vetë pushtetin, por nuk kam njohur ndërkohë ndonjë lider të bëj ndonjë gabim kaq të trashë. Janë rreth 20 deputetë që ka fituar PD-ja nga kjo skemë dhe prapë mezi ia doli të ishte kokë më kokë. Nga Tirana në Sarandë çdo deputet i PD-së që ka fituar ka fituar nga kjo skemë e Fatos Nanos. Nuk ishte meritë as e Berishës, as e strategëve të tij, por meritë e idiotësisë së Fatos Nanos. Kësaj merite të Fatos Nanos iu bashkua dhe imazhi i ndryshuar i Berishës, i cili e bëri më pak të frikshme ndryshimin. Dhe natyrisht më të mëdha pasojat më pas” Re.Pu.

Intervista e plotë në kopjen print të së përditshmes DITA

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

HARROVE  EDI  RAMEN  DHE  ERJON VELINE  I DASHUR    MERO.  TE DY   BENIN   FUSHATE  KUNDER  PARTISE  SOCIALISTE, PA  HARRUAR  PASTAJ  ILIR  METEN.  JE TE JEMI REALISTE  NUK ISHTE  VETEM  FAJI  I  NANOS  NE 2005  QE  ERDHI  NE  PUSHTET  BERISHA, POR  EDHE  I KETYRE  TE TREVE DHE I GJITHE  MEDIAVE  PERFSHIRE  DHE  GAZETEN  TENDE  QE  U  KUJDESET T'I  BENIT  MAKIAZH   FIGURES  SE  SALI  BERISHES.

ME RESPEKT

ALBAN YLLI

Submitted by Alban (not verified) on

HARROVE  EDI  RAMEN  DHE  ERJON VELINE  I DASHUR    MERO.  TE DY   BENIN   FUSHATE  KUNDER  PARTISE  SOCIALISTE, PA  HARRUAR  PASTAJ  ILIR  METEN.  JE TE JEMI REALISTE  NUK ISHTE  VETEM  FAJI  I  NANOS  NE 2005  QE  ERDHI  NE  PUSHTET  BERISHA, POR  EDHE  I KETYRE  TE TREVE DHE I GJITHE  MEDIAVE  PERFSHIRE  DHE  GAZETEN  TENDE  QE  U  KUJDESET T'I  BENIT  MAKIAZH   FIGURES  SE  SALI  BERISHES.

ME RESPEKT

ALBAN YLLI

Submitted by Antonimthi (not verified) on

Eshte me interesante te mesojme nga z. Baze qendrimin e tij per zgjedhjet parlamentare te 1996-es. Per keto eshte interesante pyetja, nese z. Baze mendon se ishin te vjedhura apo jo. Mesa kam lexuar ne librin e tij, ai nuk jep nje pergjigje per kete pyetje. Nderkohe qe aktiviteti i tij qe ai vete e pershkruan ne liber le te kuptoje, se e justifikonte rezultatin e vjedhur te votave me "luften kunder komunizmit".

Prandaj, z. Baze, a ishin zgjedhjet parlamentare te '96-es te vjedhura apo jo? Dhe cili ka qene roli juaj per te justifikuar rezultatin?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.