Ish-kryeministri rumun tenton vetvrasjen pas dënimit për korrupsion

Postuar në 21 Qershor, 2012 02:14

Adrian Nastase, kryeministri që firmosi antarësimin e Rumanisë në BE, qëlloi vetveten dje me armë, vetëm disa orë pasi gjykata e lartë rumune e dënoi me dy vjet burg për korrupsion. Ai është i shtruar në një spital të Bukureshtit dhe duket se e ka kaluar rrezikun për jetën, raporton New York Times.

Nastase kishte kanalizuar ilegalisht 2 milion dollarë nga të ardhurat e një agjencie shtetërore drejt arkës së fushatës së tij presidenciale. Procesi i hetimit dhe gjykimit zgjati disa vjet dhe sot pritej që Nastase të fillonte vuajtjen e dënimit në burg.  Në këtë mënyrë, Nastase do të bëhej kryeministri i dytë i vendeve ballkanike që shkon në burg për korrupsion pasi ka firmosur një dokument të rëndësishëm për hyrjen në BE dhe NATO. Ish-kryeministri kroat Sanader është në burg për korrupsion, pasi firmosi hyrjen e Kroacisë në NATO dhe kandidimin e saj për në BE.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by koli (not verified) on

Terheqte Kemben per Shpellarin...

Submitted by Aqifi (not verified) on

Jo jo, ketu tek ne nuk ndodhin gjera te tilla. Politikanen shqiptare te kujdo partie nuk marrin asnje lek pervec rroges si per veten dhe per partine. Ne duhet te krenohemi me klasen politike qe kemi. Jemi popull shume i mire prandaj dhe politikanet i meritojme kaq te mire e te ndershem sa jane .

Submitted by Astrit (not verified) on

Probleme rumune (apo te vendeve te tjera, mentalisht me ne Perendim se Rumania).
Ne Shqiperi sikur edhe ti afrohej sadopak ndonje kercenim i larget, pushtetaret e sotem apo dhe disa te djeshem, mbytin tere vendin me mire sesa tu cenohet 'nderi' i pandershem i 'burrerise' se tyre patetike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.