Ish-deputeti Fatos Hoxha: PD drejt shpërbërjes, Berisha-Basha kërkojnë t’i ikin fajit të humbjes

Postuar në 11 Korrik, 2015 04:44

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, një prej zërave më kritikë brenda PD-së, ka komentuar rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit dhe shkarkimet në masë në strukturat e forcës më të madhe politike në opozitë. “Sot” shkruan se Fatos Hoxha ia faturon fajin e humbjes së PD në zgjedhjet lokale dy liderëve, Berisha-Basha, ndërsa shkarkimet në strukturat e PD në rrethe, i cilëson një taktikë të dyshes në fjalë për të kamufluar arsyet e vërteta të humbjes. Ish-deputeti demokrat jep alarmin se PD do të shkojë drejt shpërbërjes, deri në rithemelimin e saj, nëse Berisha dhe Basha nuk mbajnë përgjegjësitë e humbjes që u takon dhe nëse do të vijohet me të njëjtin program dhe stil qeverisjeje. Ish-deputeti demokrat u shpreh se PD i duhet një analizë e thellë e humbjes përpara se të shkohet në shkarkime. Ai paralajmëroi se, nëse nuk ka një analizë të thellë të shkaqeve të humbjes, PD nuk do të ringrihet. “Në këndvështrimin tim, PD këto zgjedhje i humbi për shkak të arrogancës, largimit nga realiteti dhe mënyra e trajtimit të elektoratit. Elektorati përsëri në këtë rast tregoi se ai di të përdorë instrumentet që i ka dhënë në dorë demokracia për t’u mbrojtur nga “horrat”. PD në këto zgjedhje u fut me të njëjtin mentalitet, stil dhe platformë, me të njëjtën ofertë fyese si në zgjedhjet e vitit 2013”, citon gazeta “Sot”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.