Imami: Me tre gjeneralët kemi vepruar sipas ligjit; donim të bënim dhe ceremoni, por ata refuzuan

Postuar në 31 Maj, 2013 09:28

Pas denoncimeve të bëra nga Sandër Lleshi e pas bujës mediatike që u bë mbi shkarkimin e tre gjeneralëve, është përgjigjur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. E ka bërë nëpërmjet zëdhënwses. Dhe ministria ka pretendimin se gjithçka është bërë sipas ligjit. “Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë në lidhje me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve dhe me pretendimin e tyre për mungesë referencë ligjore, pasi kjo nuk qëndron; për lirimin e tyre është zbatuar kuadri ligjor, qoftë nga Ministria e Mbrojtjes, ashtu edhe nga institucioni i Presidencës”, thuhet në këtë njoftim.

Më pas, ministria hedh poshtë pretendimet se nuk është komunikuar me gjeneralët. “Është komunikuar me secilin nga gjeneralët, për të shmangur njoftimin më parë nga mediat, siç ka ndodhur në raste të caktuara; propozuam edhe ceremoni për largimin e tyre, por kjo u refuzua nga 3 gjeneralët”, shprehet Imami.

Ndërkohë, për kritikat e denoncimet e bëra, nuk është thënë asgjë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Sa bukur, me te nise me ceremoni bile. Ha,ha,ha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.