A ia kanë ndërprerë vërtet fjalën në KiE, kryeministrit të Shqipërisë?

Postuar në 09 Tetor, 2012 02:49

E përditshmja "Shqiptarja.Com" në kronikën e saj mbi fjalimin e Berishës dje në Këshillin e Europës në Strasburg shkruan se kryeministrit të Shqipërisë i është kërkuar të nxitojë dhe t'i japë fund fjalimit, pasi ai kishte kaluar minutën e trembëdhjetë. (disa nga dëgjuesit ishin larguar që pas 5 minutave të para, ndërsa kreu i KiE shihte vazhdimisht orën i nervozuar– raporton Shqiptarja.Com).

Eshtë e paqartë nëse ka ndodhur për shkak të kohëzgjatjes apo temës së fjalimit, por në një pjesë të tij, kryeministri Berisha ka folur për "një lidhje të ndërsjellë mes tregjeve dhe demokracisë" dhe ka shprehur teza të tipit: " demokracia i ka vendosur disa kufizime tregut". Ka thënë Berisha ndër të tjera:

"…Unë jam mjek në profesion dhe si rezultat do të doja të ilustroja këtë situatë me lidhjen mes koshiencës dhe subkoshiencës, një lidhje shumë e rëndësishme për qeniet njerëzore. Vetë demokracia është shumë e rëndësishme, është jetike do thosha, por nëse do shohim veprimet e saj, sigurisht që ajo mund të sjellë ca prishje të tregut. Le t’i hedhim një sy Europës sot. Jemi këtu në një nga rajonet më të begata, por 11% e njerëzve të botës po konsumojnë 50% të faturës sociale të botës, ndërsa po prodhojnë 70% të PBB. A është i mbingarkuar tregu në këtë rast? Duket se po. Tani problemi që shtrohet është që qeveritë e elitave duhet ta marrin shumë seriozisht krizën, do të duhet të ndërmarrin reforma shumë serioze, sepse opinioni publik nuk është shumë mbështetës, për shkak të faktit se nuk është i bndur që kriza nuk ka mbaruar. Ndërkohë problemi kryesor, ose i treti më i rëndësishëm është tregu i punës. Sërish demokracia i ka vendosur disa kufizime tregut dhe ai është më tepër strikt se sa fleksibël…" etj  - Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Keta te huajte qe ta merni vesh ju , nuk e pelqejne kur ju keni njecike mend me shume se ata>Ne pergjithesi keta pelqejne ate qe ju vjen pas avazit

Eshte njelloj si ne jeten e perditeshme ne Shqiperi, ndaj kur flet me keta duhet kujdes, se keta nuk kane respekt per popujt e vegjel aspak

Pavaresisht se keta flasin me fjale te bukura per demokracine, por demokracia eshte nje proces dhe ne kohen e sotme eshte akoma nje metafore ne maredheniet midis shteteve

Sala ka dashur te shtjelloje nje teme ne menyren se si e mendon ai--dhe sipas meje Sala e njef shume mire ekonomine e tregut, por ata pordhacet kokebpshe e barkmedhenj te EU-se nuk e honepsin dot kete lloj leksioni nga Sala , ndaj dhe nuk ju ka pelqeyr, se per t ekuptuar ata nuk kuptojne aspak__Ata kane keshilltaret qe ju flasin per keto pune

Saliu aty eshte treguar naiv, dhe ka haruar natyren e tyre qe eshte e njejte me ate te njeriut te ruges

Aty shko fol dicka ne menyre te pergjithshme , dhe shkurt e mos ri te q... koken per tu treguar  ato qe di, se ata ngelen keq pasi,  dija juaj eshte injorance e tyre

Submitted by Leonardo (not verified) on

Çti bëshë mentaliteti juaj dhe i doktorit nuk ka snjë lidhje me mentalitetin Europian

Submitted by lani (not verified) on

Pashe kete linkun qe ka sugjeruar M. ...Eshte skandal se si keta te Shqiptarja.com genjejne kaq hapur. Pse tallen me ne keshtu keta mor jahu? Mos u dukemi gje si bageti apo si? Genjejne vetem qe te kene perfitime nga pushteti neser a pasneser???? Turp te kene! Jazek!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Shqiptarja.com eshte po aq e besueshme sa 55-sa. Gjithsesi edhe nese ia kan nderprere fjalen Berishes, nuk cuditem, mire ia kan bere.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Tek link-u i dhene nga komentuesi i mesiperm shihet qarte se Berishes i eshte kerkuar nga moderatori ta mbylle diskutimin. Moderatori i debatit eshte Daniel Tarchys, i cili ka qene Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Evropes gjate periudhes 1994-1999.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.