I zoti e jep, tellalli s'e shet

Postuar në 05 Mars, 2013 03:24

Shumica në Kuvend miratoi dje vetëm me 73 votat e saj nismën që i hap dritën jeshile referendumit, ndërsa opozita braktisi proçesin e votimit. Berisha citohet nga mediat që ndoqën seancën maratonë: “Ne nuk do të pranojmë bllokimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke bllokuar 3 ligjet si kusht për integrimin, opozita i bën një dëm kolosal imazhit të vendit..." etj

Bllokim në BE që nuk do e lejoka Berisha? Kjo duket kaq pa kuptim që kur vetë BE ka shprehur zyrtarisht kundershti per "zhbllokime" të tilla. “Kam theksuar vazhdimisht se ligjet e në veçanti rregullorja e Kuvendit duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë ndaj dhe është e vështirë për të kuptuar këtë vendim që shkon kundër frymës së përfshirjes. Mbajtja e një referendumi në këtë rast nuk është rruga se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak..." etj - deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule pasi Berisha, i ndjekur nga Topalli e 65 deputetë të tjerë të tij "firmosën për referendum". a.th.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po kush ja jep doren,se? E di qe i ka te humbura zgjedhjet dhe ben lojra me referendume...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Shikoni një njeri që ska as cipë dhe pikë dinjiteti kjo fotografi i thotë të gjitha ato që nuk mund ti themi me fjalë

Submitted by Tare (not verified) on

A thoni se nuk ia ka dhene doren Stefan Fule, bre burra? Jo bre burra, Stefan Fule nuk eshte burrec si ju, pa kulture dhe edukate. Ato jane stisje te atyre qe jane te interesuar per te stisur genjeshtra te tilla. Gjthmone nje dore zgjatet perpara, pastaj vjen tjetra. Dikujt i ka interesuar te kap e te publikoje kete moment. Mos u beni kaq te paditur e kaq miope, se nuk ua beson askush me tru...

Submitted by dritan (not verified) on

Eshte absurde qe dikush te dale e te thote se rendesi nuk ka miratimi i tre ligjeve por muhabeti. Berisha ben sh mire qe kerkon referendum. Referendumi ofron vullnetin e popullit te cilit i takon te flase kur njerez te caktuar i mbajne peng te ardhmen per karriken e vet !

Submitted by horri numer 2 (not verified) on

Shum mir e ka ky Dritani . Nuk mbahet vendi peng per nje karrige. Fiks ajo qe po ndodh ne Fier. Te lumte Dritan

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.