I 'poqi' gazetat vapa e korrikut apo ka diçka tjetër në këtë mes?

Postuar në 28 Korrik, 2012 12:18

Me përjashtim të së përditshmes Shqiptarja.Com e cila i kishte dhënë ngjarjes titullin e madh të faqes së parë, të përditshmet e tjera të Tiranës, e kishin shmangur sot nga faqet e para lajmin e vetëvrasjes së Alma Gjergjit, motra e ministrit Arben Imami, dhe bashkëshortja e drejtuesit të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës Bashkim Gjergji.
Në fakt mirë kanë bërë, por shmangia e lajmit nga faqet e para (Shqipi e kishte diku në cep, Panorama, Shekulli etj nuk e kishin) është një sjellje e papritur e shtypit të Tiranës nëse kihet parasysh zelli (ndonjëherë krejt pervers në detaje) me të cilin janë trajtuar më parë nga gazetat tona këto tip kronikash, sidomos nëse bëhet fjalë për një person publik apo të lidhur me emra publikë. Nuk është nevoja të bëjmë ndonjë listë të dhimbshme vrasjesh e vetëvrasjesh për ta vërtetuar këtë sepse shembujt janë fare të freskët. “Këta nuk të lënë as të vdesësh” – shkruante i ndjeri Ardian Klosi (edhe vetë viktimë e kësaj sjellje) pas vetëvrasjes së aktorit Llazi Sërbo.
Të jenë “pjekur” vallë papritur në këtë vapë korriku të përditshmet e Tiranës apo të ketë diçka tjetër në këtë mes?
(A.N.)

Në foto: Makina e ministrit Imami në vendin e ngjarjes. E ndjera Gjergji, 53-vjeçare, nënë e një vajze e cila jeton në Francë, ekonomiste me profesion, sipas raportimeve të para i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e saj në rrugën Perlat Rexhepi, shumë pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Mendoj qe Prof. Bashkim Gjergji eshte koleg dhe edukues i te gjithe ketyre gazetareve qe bredhin sot neper mediat shqiptare. Dhenia e lajmit neper faqet e para te gazetave, apo pse jo edhe neper edicionet informative mendoj qe nuk eshte aspak etike. Ajo zonje, perveç se nje bashkeshorte, bije apo moter e dikujt, ishte edhe nene e nje vajze. Askush nuk deshiron te perballet me situata te tilla, por ne momentet qe ndodhin, mendoj qe mediat duhet te jene me te rezervuara.&nbsp;</p>

Submitted by Deti (not verified) on

<p>Mire do ishte zoteri i nderur, qe ke shkruar lajmin, te te kishte shqetesuar me shume dicka tjeter se lajmi ne faqe te pare. Pjesa me e mdhe e atyre qe drejtojne gazetat ose jane te punesuar, kane qene ish-studente te Bashkim Gjergjit, dhe nje ngushellim drejtuar famlijes se tij, aty diku ne cep ku ti thua se lajmi ishte vene diku, do ishte me njerezore. Edhe per JU, do kishte me shume vlere se makina e Imamit. Mos ti banalizojme gjerat kaq shume. Respekte!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.