I biri i nazistit të Masakrës së Borovës kërkon falje: Doja të mos ishte e vërtetë, por ja që kështu është, im at ka vrarë gra dhe fëmijë të pafajshëm

Postuar në 07 Korrik, 2013 12:22

Markus Burger, djali i Anton Burger, një nga autorët e masakrës të ndodhur 70 vjet më parë, më  6 korrik 1943, ku u vranë 107 veta, burra, gra shtatzëna e fëmijë, merr dje pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjerje. Në fjalën e tij, Burger kërkoi falje në Borovë për krimet monstruoze të të atit. “Babai im nuk më tregoi kurrë për Borovën. Tani që zbulova aktet çnjerëzore, figura e tij më është kthyer përmbys”, u shpreh Markus Burger.

Pyetjes së gazetës Panorama, se kur e mori vesh babai i tij ishte pjesëmarrës në këtë masakër Markus Bunger i është përgjigjur:  “Babai im gjatë gjithë jetës së tij nuk më ka folur për veprimet që kishte kryer gjatë luftës. Ai kishte disa shënime, të cilat i mbante me kujdes të madh. Pas vdekjes së tij, rreth dy vjet më parë, pata mundësinë t’i shoh. Por bindjen e krijova rreth një vit më pare kur u botua një libër për këtë masakër dhe unë e mora nga kureshtja për të mësuar çfarë kishte ndodhur, pasi dija që babai im kishte qenë në Shqipëri gjatë luftës. Teksa e lexoja m’u kujtua që emrin Borovë e kisha hasur edhe në ditarin e tim ati. Nisa të pyes, të kërkoj më tepër, dhe arrita në përfundimin se një prej ushtarëve që kishte marrë jetë në këtë fshat ishte edhe im atë”.

“Nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen, ka shtuar ai më tej, e vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj, është që ta ndaj këtë përkujtimore me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu”…

Zh.

Intervista e plotë në gazetën Panorama:  http://www.panorama.com.al/2013/07/07/i-biri-i-nazistit-i-gjeta-ditarin-per-masakren-e-boroves-erdha-te-kerkoj-falje-ne-shqiperi/:

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

Eh mer gjerman cfare na hape pune ? Po cfare tu desh ty mer djale ? Po ti nuk e di qe bashkepunetoret e babait tend jane ne krye te vendit ne Shqiuperi ? Apo prandaj ke ardhur edhe ti se ndihesh i sigurte ? Po kot e ke , sepse po nuk e di ti , po ta them une :- nuk keni bo asgjo o gjermano ! Keni qene thjesht kalimtare dhe miq ne Shqiperi ! Kush ta ka fut ne mendje kete genjeshter se babai jot ka vrare ne Shqiperi ? Merre dhe pyet ballistet dhe kuislinget e sotem shqiptare dhe qetesoje vehten dhe gjakun ! Paska qen nji genjeshtar i modh ai plaku jot .....

Pastaj edhe po te kete vra mire ka bo ! Ketu ne Shqiperi , nipit te Xhafer Deves , ia kane vene emrin ne dy rruge te Tirones dhe njona prej tyne quhej "Deshmoret e 4 shkurtit" ! Keshtu qe gjermono , mos hajt dhe na prish gjakun ! Nuk mo lot me qajt o vllai ....ik se nuk ka bo gjo baba  104 burra , gra , femije , pleq e plaka ka vra mrena 1 dite ne Borove ! Cfare duhet me thon Xhaferr Deva qe vrau   84 mu ne mes te Tirones ?

Pash neren o gjermano kush te pruni ne Shqiperi ?

Submitted by andi (not verified) on

po gjermani kur do kerkoj falje???? jo vetem per masakren e Boroves, por edhe per ate te 4 shkurtit!!!!

Submitted by agon (not verified) on

Mbi shkrimin tuaj sapo lexova nje koment ne FB shkruar prej kolegut tuaj Afrim Krasniqit...Shume i sakte!

Një lajm i veçantë kaloi sot në media: Markus Burger, qytetar gjerman, vjen në Shqipëri dhe nderon viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Borovë. Arsyeja: babai i tij ishte ushtar në ushtrinë gjermane të Hitlerit dhe pjesëmarrës në vrasjet masive të 6 korrikut 1943 në Borovë. Atë nuk e ka detyruar askush të vijë dhe të flasë, përveç ndërgjegjes së tij. Ai nuk ka asnjë detyrim ndaj banorëve të sotëm të Borovës, por sillet, reagon, flet dhe të bind se ka ardhur të kërkojë ndjesë për diçka për të cilin nuk ka pasur as dijeni, as lidhje direkte. Babai ishte ushtar, zbatoi urdhër dhe nuk është fajtori direkt, sidomos në kohë të çmendur lufte. Gjithsesi, midis babait dhe viktimave zgjedh viktimat kur shprehet se “nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj, është që ta ndaj këtë përkujtimore me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu”. Janë fjalë humane, njerëzore, dinjitoze të një qytetari gjerman, evropian, të lirë dhe me integritet të lartë moral.

Më shumë se kaq ky rast ka një domethënie tjetër të madhe, sidomos për Shqipërinë: kush kërkoi falje për vrasjet ndër-shqiptare gjatë Luftës Dytë Botërore? Kush kërkoi falje për mbi 5 mijë të vrarët politikë, mijëra të arrestuarit, internuarit, dënuarit, etj në më shumë se tre breza gjatë periudhës komuniste? Kush kërkoi falje direkt për përgjegjësitë e tij, në emër të prindërve të tij, në emër të sistemit politik apo në emër të funksionit apo angazhimit në klikën kriminale? Kush zbuloi një dokument historik dhe vet-denoncues si M.Burger dhe e tregoi në publik, kush pinjoll tha se ndjen keqardhje apo kërkon falje, kush pasues në familje tregoi një varrezë sekrete të vrasjeve politike të kryera nga prindërit gjatë shërbimit në sistemin e egër diktatorial? Nuk po merrem me të kaluarën e largët, as me ngjarje të rënda të tranzicionit, por po merrem me një dokument të thjeshtë, kuptimplotë dhe të verifikueshëm: vrasjet në kufi më 1990, atëherë kur me Kushtetutë e Kod Penal ndalohej vrasja. A nuk janë ende gjallë ushtarët, komandantët, dëshmitarët, punonjësit e policisë, hetuesisë, sigurimit, etj, të përfshirë në këto vrasje? Cili tregoi ndjesë, cili foli, cili dëshmoi dinjitet e pendesë, cili nuk u krenua me të kaluarën e tij sado kriminale madje duke botuar kujtime në media e libra, duke na u paraqitur si shpëtimtarët e mëdhenj të kombit??

Nuk ka nevojë për më shumë koment! Vetëm për një kujtesë: një shoqëri që nuk gjen forcë të ndahet me dinjitet e drejtësi me të kaluarën, rrezikon ta përsërisë atë. Të paktën tre raste të tranzicionit i japin të drejtë kësaj sentence. E kaluara nuk është mbyllur, ajo po mban peng të ardhmen, siç mbajti peng qeveritë dhe politikën e tranzicionit, vendimet politike dhe forcën për ndryshim. Një shoqëri ka nevojë të ecë përpara edhe për rrugë, edhe për lulishte, edhe për makina, edhe për media, edhe për ndërtime, edhe për pallate, edhe për zgjedhje, parlament e qeveri, por mbi gjithçka ka nevojë për vlera të larta morale, për lidershipi moral dhe vizionar, për kredo besimi, për ndërgjegje dhe integritet të lartë qytetar!

Trishtim kur mendon se shoqëria jonë nuk i ka këto cilësi, dhe me këtë sjellje absurde ku të gjithë imponohemi padrejtesisht të jemi “bashkëvuajtës e bashkëfajtor”; ku elitat e vjetra imponohen edhe si elita te reja, ku pinjollet bejne karriere moderne ne emer te karrieres se erret te paraardhesve te tyre, ku refuzimi ndaj te kaluares bashkon te majte e te djathte, ku asnje pale politike (as e majta, as e djathta) nuk merret me kete ceshtje seriozisht vetem keqperdoret sa here afrohen fushatat elektorale; ku sipas tradites lokale klientela, klani e familja mbyllin veshë e sy sa herë bëhet fjalë për interesa momenti, dhe kur me te drejte mesazhi i “Vdekja e Kalit” mbetet dominues e simbol gjatë gjithë tranzicionit shqiptar. Trishtim edhe më i madh kur nuk sheh shpresë dhe as besim se këto cilësi shoqëria jonë nuk pritet t’i ketë as në dekadën e ardhshme!

M.Burger iu desh nje prove dhe pas 70 vitesh nxitoi të dëshmojë dinjitet e drejtesi. Rrugë e gjatë, por pa kthim edhe për ne, pavarësisht kostos, viteve, energjive, nevojave të mëdha dhe pritjes edhe më të gjatë!

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Baba jot ka ba shume mire qe i ka vra ata njerez,sepse kane kene Komunista.sb.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ka akoma njerez qe kane sensin njerezor per te pranuar gabimet e eterve e per te kerkuar falje. Kur do te kene kurajon te bejne nje gje te tille edhe bijte e monstrave te diktatures ?

Submitted by Lleshi (not verified) on

Per cilen diktature e ke fjalen per ate nazi-fashiste ? Apo per ata qe vrane Cucen e Maleve apo Marta e Prenga Tarazhin ? Sqaroi gjonat he bu...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.