Hidrocentralizimi i vendit dhe dyshimi i Lubonjës mbi doktorët që do të vinë pas Doktorit

Postuar në 27 Gusht, 2012 08:13

“Shikoni foton që po i bashkëngjis këtij shkrimi. E kam bërë në një nga gjiret më të bukur të Jugut tonë, atë të Bunecit, para ndonjë viti. Kur e pashë për herë të parë, nuk po isha në gjendje të kuptoja se çfarë qe ajo si digë e madhe që kishte betonizuar e çimentizuar një pjesë të madhe të atij plazhi. Ishte pamje krejtësisht absurde, sepse nuk dukej as si ndërtim pallati. Pastaj u informova dhe më thanë se ai ishte një hidrocentral. Po po, një hidrocentral! Shikojeni me vëmendje foton. Në mes të digës duket edhe kanali nëpërmjet të cilit derdhen ujërat e hidrocentralit direkt në det.”

Sa më sipër, tok me foton, nuk janë të respublica-s, por të Fatos Lubonjës; më saktë, të marra nga një shkrim i tij me titull ‘Hidrocentralizimi i Shqipërisë’, i publikuar në Panorama. Ai përshkruan epideminë e hidrocentralizimit dhe dëmet që i janë bërë ambientit e turizmit nga kjo epidemi, dhe vijon: “Do të thoni ju: a nuk i di Doktori këto? Për mua, ngulmoj, kjo që po ndodh nuk duhet parë thjesht si lajthitje e Doktorit. Kush mendon se me ikjen e doktorit do të mbarojë kjo masakër, ose gabohet, ose kërkon të na mashtrojë. Kjo që po ndodh me ekonominë tonë, është rezultati thuajse i pashmangshëm i një modeli biznes-politikë bazuar në shfrytëzimin maksimal dhe pa asnjë vizion të burimeve të vendit nga një lukuni njerëzish që kanë njëzet vjet që kafshojnë ku të munden e si të munden këtë vend vetëm për të ushqyer vetveten.”

Duke pasur në mendje lexuesit që do të pyesnin në këto rrethana, se ”cila është zgjidhja?”, Lubonja vijon: “Doktori dhe ata që e rrethojnë, duhen konsideruar si të paaftë për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme e duhet të ndërrohen, por, fatkeqësisht, nuk shoh që opozita, si ajo e vjetra edhe kjo e reja që po lind, atje ku ka pushtet apo influencë (si në Durrës apo Korçë p.sh.) të punojë me një tjetër model marrëdhëniesh biznes-politikë dhe me tjetër kategori njerëzish nga ata me të cilët po punon Doktori. Prandaj dhe zgjidhjet e opozitës së vjetër përqendrohen te doktori i gabuar dhe jo te analiza e thellë dhe e vërtetë e sëmundjes, kurse të kësaj së resë tek propozimi i ndoca kurave sharlataneske – ku që të dyja s’më duken tjetër gjë, veçse variante morfine doktorësh të gabuar.”

Shkrimin e plotë e keni në linkun: http://www.panorama.com.al/2012/08/27/hidrocentralizimi-i-sh...

Re.Pu.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Une e lexova shkrimin dhe eshte shume i vertete dhe realist. E vetmja gje qe nuk pranoj une ne shkriemt e Lubonjes, dhe qe lidhet edhe me kete shkrim, eshte pikerisht mosdhenai e asnje alternative nga ana e tij per zgjidhjen e problemeve qe shume mire i ngre dhe&nbsp;i trajton. Edhe ne kete rast, pra ne kete shkrim, ai serisht thote qe nuk kam besim se edhe keta qe po e prishin do e rregullojne por edh ata qe mund etv ijne do e rregullojne. Atehere kush mbetet zgjidhja? Asnje pergjigje, asnje alternative. Po si i behet halli atehere? Pa shpresa fare qenka ai vend? Nese po atehere perse lodhet Lubonja me shok qe shkruan? Sinqerisht kete gje une vertet nuk e kuptoj dot dhe&nbsp;nese ndokush mund te ma sqaroje do tjua dija per shume faleminderit. Mbase dhe Lubonja vete nese arrin te ma shpjegoje kete gje pa me keqkuptuar per pyetjet qe po ngre.&nbsp;</p>

Submitted by aliu (not verified) on

<p>Kuzhdo qe do vije pas saliut dhe mut te jete me i mire se ai do jete .Nuk ka njeri qe i ka bere te keqija vendit te tij ne tere historine e tij sa saliu,Ndaj mos nguroni ta largoni</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Lubonja nuk do Salen, por ama urren edhe me shume Ramen. Prandaj sheh vetem zi. Por&nbsp;une &nbsp;jam teresisht dakort me Aliun. Kushdo qe te vije pas Sales do te jete domosdo me i mire se ai. Pasi ke takuar fundin, do s&#39;do do te ngrihesh. Dhe me Berishen fundi eshte arritur.</p>

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Keta "analiste"....nuk analizojne por pershkruajne! Thjesht gjendja eshte keq, por alternativa s'japin. Po keshtu behen te gjithe analiste! Do desha t'ju kujtoj ketyre opinionistave vitin 2005! Nano e kishte qelb situaten dhe te gjithe filluan te mbeshtesnin Saliun....packa se te gjithe e njihnin Berishen, shume veta u genjyen nga imazhi i ri i KOPit me duar te pastra.....dhe e besuan. Keshtu qe nuk duhet ta paragjykojne Ramen! Duhet thene e verteta: Ndryshimi gjithmone eshte per mire! Edhe dicka tjeter, te gjithe analistet kane xhelozi per Ramen, sepse eshte moshatari i tyre! Kurse nga plakushi Berisha kane frike e respekt....

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ketyre militanteve te majte. c&#39;garanci kemi ne qe sjemi as me ju as me ata. te majtet i kishim 8 vjet ne pushtet. i kemi ne pushtetin lokal. syte ne balle i kemi, njerez te korruptuar deri ne palce.&nbsp; ketu duhet bere nje riformatim si hard diskut te kompjuterit qe ti beje zero te gjitha e te filloje nga e para.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.