Heqja e taksës për pagat nën 300 mijë lekë – përfitojnë pronarët apo punëtorët?

Postuar në 07 Mars, 2013 10:49

Në një analizë në gazetën Mapo, Blerina Hoxha analizon efektin që do të ketë heqja e taksës për pagat nën 300 mijë lekë të vjetra dhe arrin në konkluzionin se do të jeënë pronarët e bizneseve ata që do të përfitojnë dhe jo puntorët.
Përvoja ka treguar, shkruan ajo, se, sapo një projektligj të vihet në proces diskutimi, grupet e interesit që preken bëjnë gati skemën e mashtrimit. Taksa e sheshtë paguhet kështu: 10 mijë lekët e para nuk tatohen. Rrogat nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë tatohen 10 për qind, duke përjashtuar 10 mijë lekët e para. Kështu tatimi mbi pagën 30 mijë lekë që paguhet aktualisht është 2 mijë lekë. Shpenzimet për pagat përbëjnë 80% të totalit të shpenzimeve në bizneset e fasonit. Disa prej tyre, por edhe të tjera nga sektori privat që preken nga heqja e taksës së sheshtë e kanë gjetur skemën e manipulimit. I deklarojnë pagat e punëtorëve 200-300 mijë lekë në bankë, por i detyrojnë të kthejnë cash në arkën e punës diferencat që shkojnë nga 1 deri në 3 mijë lekë. Kështu që paga reale për pjesë punonjësve të fasonit nuk shkon më shumë se 150-170 mijë lekë aktualisht.
Duke qenë se realisht kështu ndodh ndër bizneset shqiptare, konkludon gazetarja, heqja e taksës për pagat nën 300 mijë lekë të vjetra ka më shumë gjasa të shkojë në favor të pronarëve sesa të punëtorëve.
Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Bravo Blerina! E sakte. E kam thene ne nje koment se, ne biznese as qe behet fjale per te fituar punetoret. Blerina e ka spjeguar sakte. Punetorit i eshte thene ne fillim: do te maresh ne dore 22 000. Dhe kaq do te mari edhe pas heqjes se tatimit mbi page. Pronari do tja heq kete tatim vetes dhe ai do te perfitoj.
Po punetori. Po deshe rri, po nuk deshe, ik , se vjen tjetri...

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po. Kjo gje rrit fitimin e pronareve, pasi per shume e shume punonjes, biznesmenet kane caktuar nje page te fiksuar &quot;në dorë&quot;. Pra, perseri punonjesi do te marre aq sa merrte perpara. Maskaralleqet e Sali Berishes!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Doja te dija si eshte vendimi vetem per ata qe kane rrogen deri ne 300 mije &nbsp;dhe ju hiqet apo edheata qe e kane mbi 300 por tatohet pjesa mbi 300dhe 300 i pare nuk tatohet</p><p>Ju shkruajta njehere por niuk mora pergjigje</p><p>KLM</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.