Greqia në referendum. Cipras: Demokracia do ta mundë frikën, hapim një rrugë të re për popujt e Europës

Postuar në 05 Korrik, 2015 03:20

E diela e sotme është vendimtare për grekët që u janë drejtuar kutive të votimit për të vendosur me referendum nëse do të pranojnë ose jo masat shtrënguese të kreditorëve. Një ditë deçizive si për grekët ashtu edhe për qeverinë dhe kryeministrin Aleksis Cipas që dha mesazhin e tij pasi hodhi votën kundër planit të kreditorëve. “Sot është një ditë feste, jam i sigurt se nga nesër do të kemi hapur një rrugë të re për popujt e Europës. Kur demokracia mund frikën vjen dhe shpëtimi. Qytetarët dërgojnë sot një mesazh bashkimi, dinjiteti dhe vendosmërie për zgjedhjen që ata kanë vetë në dorë. Sot demokrafia fiton mbi frikën. Jam I sigurt se nga nesër do të kemi hapur një rrugë të re për të gjithë popujt e Europës. Jo vetëm për të qëndruar në Europë, por të jetojmë me dinjitet dhe të prosperojmë  brenda saj. Jam shumë optimist”-ka deklaruar kryeministri grek

l.m

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.