Gratë topless në Europë janë një praktikë banale, ndërsa në SHBA nuk lejohen

Postuar në 26 Gusht, 2012 11:51

Sondazhet e bëra thonë se 80% e grave në SHBA do donin të dilnin topless në plazh. Është një shifër që flet qartë për një main-stream, mirëpo ende kjo gjë nuk është e lejuar në pikëpamje legale. Ka një lëvizje ‘Go Topless’, që po kërkon ta shtrijë barazinë gjinore edhe në këtë drejtim, por ende ka rezistencë nga establishmenti politik dhe kulturor. Përderisa burrat dalin gjokszbuluar, pse të mos dalin dhe gratë? – kjo është pyetja që shtrohet në terma kulturorë. Por ka dhe një shqetësim të natyrës praktike, që lidhet me faktin që grave u ndalohet të marrin ngjyrë integrale gjatë pushimeve buzë detit, gjë që, sipas ca e cave, e shëmton trupin e femrës.

Para tetëdhjetë a nëntëdhjetë vitesh, edhe burrat gjokszbuluar në plazhet e Amerikës ishin një praktikë e ndaluar; të gjithë burrat ishin me këmishë në plazh, dhe janë të shumtë ata që evokojnë një situatë të tillë për të nxjerrë në evidencë faktin që qëndrimi i sotëm ndaj grave topless në plazh është gjithashtu një paragjykim.

Është vërtetë paragjykim? Për shumicën e vendeve europiane, po. Në Spanjë, fjala vjen, që është një vend katolik, nuk ka asnjë plazh, ku të ndalohen gratë topless. Dhe në shumë vende të tjera të Europës, të zë syri në parqe e në plazhe gra gjokszbuluara (sapo ngrohet moti), të cilat ndihen krejt të pabezdisura. Amerikanët kanë ç’i mësojnë Europës, por herë pas here i kthejnë sytë nga kontinenti i vjetër. Në mos për të imituar modele e sjellje sociale, të paktën për t’i shqyrtuar, e për t’u ballafaquar me, ato.

E.G.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

<p>Behet fjale per plazhet publike. Se edhe ne amerike dalin nudo edhe me keq, vetem se ne plazhe jo publike. Amerika ka shans te beje si europa ndersa europa nuk mund te beje si amerika qe nuk i ka betonizuar apo privatizuar plazhet.</p>

Submitted by ben (not verified) on

<p>Edhe ne Turqi femrat daalin toples,puna eshte se nuk ka ligj as qe i lejon dhe as i ndalon.Ne Evrope ka ardhe vetvetiu,ndersa ne Amerike paska</p><p>ligj per kete muhabet.Qeja bo amerika pakistan</p>

Submitted by shqipo Kanadaje (not verified) on

<p>ne Kanada, ne Ontario ku jetoj une, qe para 2 vjetesh eshte legalizuar&nbsp; toppless kudo, ne rruge, ne plazh, ne&nbsp; supermarket, ne parqe e&nbsp; teater, pra kudo ne kuptimin e plote te fjales....paradoksi qendron ne ate qe po ketu&nbsp; ne Kanada ka nje ligj&nbsp; shume te forte&nbsp; qe lidhet me shikimin &quot;staring&quot; , pra me &quot;hapjen e syve&quot; kundrejt nje femre...Mendoni tani se&nbsp; sa&nbsp; absurde behet situata: je ne rruge dhe&nbsp; kalon prane teje nje femer topless dhe&nbsp; ti&nbsp; nuk ke te drejte ligjerisht ta&nbsp; shikosh (ne sy).</p>

Submitted by Anon (not verified) on

Komentet si "qenka bere amerika si bangladeshi" apo "qeja ba amerika pakistan" jan gabime! Nuk asht "bere" por keshtu dhe ma keq/mir ishin gjidhmon shba. Shba jan nji shtet konservativ, religjionin e kan ne shtet, ne pare, ne nationalizem, ne football etj. Populli ishte gjidhmon ne shumice fetar dhe keto vetem ne privat. Shba dallojn shum nga Evropa! Por aleanca ushtarake dhe ekonomike i afron dy palet. Ne Gjeramani ishte nji ecje dore per dore te shtetit, kushtetutes dhe religjionit e papranueshme. Me vjen befasi, se cfar imazhi kan shba te shqiptaret. Te gjidh sympatizojn me ket shtet te fort, shqiptaret me qejf simpatizojm me te fortin, por nuk e njohin. As nuk i njohin dallimet mes shba, kanades, gjermanise, frances etj. Para se ti thuash dikuj "miku jem ma i madh" duhet ta dishe se kush asht aidhe pse asht ai ashtu

Submitted by Anon (not verified) on

Me falin. Nji permesim: "Populli ishte gjidhmon ne shumice fetar dhe ket JO vetem ne privat"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.