Gjykata shpall të pafajshëm gazetarin grek, lista kishte dy vjet në sirtarët e qeverisë

Postuar në 02 Nëntor, 2012 03:19

Gazetari grek, Costas Vaxevanis është shpallur i pafajshëm për akuzën e cenimit të privatësisë pasi kishte publikuar emrat e 2 mijë grekëve me llogari bankare në Zvicër. Sipas BBC, ai është akuzuar për shkelje të ligjit për të dhënat dhe mund të përballej me dy vite burg. Por gjykatësja Malia Volika tha se gazetari ishte i pafajshëm.

Korrespondenti i BBC në Athinë thotë se vendimi i shpejtë është një turp për qeverinë greke. Autoritetet franceze ia dorëzuan listën me këto emra autoriteteve greke dy vite më parë, por dokumentet nuk u hetuan kurrë. Vaxevanis i tha BBC se politikanët duhet të hetohen pasi i kanë mbajtur emrat sekret. Por zyrtarët grekë thonë se nuk ka asnjë provë se ata që janë në atë listë kanë thyer ligjin.

Vaxevanis, 46 vjeç, e publikoi listën në Hot Doc, një revistë javore që e boton vetë. Në gjyq, gazetari tha se askush nga lista nuk është ankuar për shkelje të privatësisë. Avokati i tij tha se ai është akuzuar pa asnjë arsye. Disa nga emrat në listë, përfshi shumë grekë të njohur, dyshohet se kanë përdorur llogaritë në Zvicër për evazion fiskal.

Vaxevanis thotë se lista është e njëjta që ish- ministrja e Financave në Francë, Christine Lagarde u kishte thënë kolegëve grekë dy vjet më parë. Zyrtarët grekë thonë se lista ka dalë nga një punonjës i bankës HSBC.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.