Gazetat e mëdha marrin anën e Obamës: Amerikës i duhej një President tjetër, por jo Mitt Romney.

Postuar në 03 Nëntor, 2012 09:44

Pas NyTimes, Washington Post, etj, edhe britanikja konservatore Economist merr anën e Obamës. Gazeta që katër vjet më parë e mbështeti pa rezerva Barack Obamën për Shtëpinë e Bardhë, e mbështet përsëri, por me rezerva të mëdha. Amerikës i duhej një President tjetër, por jo Mitt Romney.

Shkruan The Econoomist: “Amerikanët javën e ardhshme do të shkojnë në votime me më pak shpresë se para 4 vitesh. Duke duruar një fushatë negative, vendi më i fuqishëm në botë tani ka një vendim shumë më të vështirë për të përballur se katër vjet më parë. Kjo, në pjesën më të madhe për shkak pikëllimit që ngjalli fushata e Obamës. Një njeri i cili dikur personifikonte shpresën, e nisi fushatën me sulme ndaj Mitt Romney edhe para se të fillonin primaret republikane. Megjithatë, zgjedhjet janë për të zgjedhur dikë për të drejtuar një shtet. Dhe kjo zgjedhje përqendrohet në dy pyetje: sa i mirë ka qenë Obama  si president, sidomos në çështjet kryesore të ekonomisë dhe politikës së jashtme? Dhe a mundet vërtetë Amerika të besojë se zgjedhja e Mitt Romney-t do sjellë një ndryshim më të mirë? Mbi këtë bazë, gazeta beson se demokrati Obama meriton të rizgjidhet, edhe pse me shumë rezerva.

Fakti që gazetat e mëdha përcaktojnë ditët e fundit se kë vlerësojnë ka të bëjë me faktin që lexuesit i besojnë gjykimit profesional të gazetës, dhe se, përtej paanësisë së raportimit, media mund të mbajë një qendrim dhe qytetar.

Gjë që në Shqipëri vështirë të ndodhë. Mediat janë të lidhura me bizneset, informacioni vjen i manipuluar, zgjedhjet editoriale shkojnë andej nga fryn paraja, publiku nuk i beson më medias. K. C.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Koloreto e ke shkru vete apo e ke perkthu?

Faleminderit.

Submitted by respublica (not verified) on

Z. Anonim,

lajmi më sipër është përmbledhur  nga një artikull i  Economist. Komenti në fund është një vëzhgim personal.

k.c.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.