Gazeta Proto Thema “frikë” nga nacionalizmi i Aleancës KuqeZi. Dule: Spahiu, sharlatan

Postuar në 04 Nëntor, 2012 12:47

Ekstremisti i djathtë shqiptar që trondit Athinën”, është titulli i shkrimit të sotëm në gazetën Proto Thema, kushtuar kryetarit të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, njofton Balkanweb.com.

“Kufij deri në Kostur dhe në Prevezë ëndërron kreu Aleancës Kuqezi, Kreshnik, Spahiu”. Me këto fjalë hapet shkrimi i gazetarit Panajoti Savidi, shkrim që është nxitur nga njoftimet e deridjeshme për një miting të AK, në qendër të Athinës."Mihaloliakos-shqiptar përdor si flamur të vetin antihelenizmin dhe kërkon të shtrijë kufijtë e Shqipërisë deri në Prevezë e Kostur. Orator i mirë, 43 vjeçari tashmë me stil sportiv, arrin të ngrejë peshë publikun e ekzaltuar, i cili sheh në profilin e tij, udhëheqësin që do të mbyllë në burg politikanët e korruptuar të vendit dhe do bëjë realitet Shqipërinë e madhe. Antihelenizmi është flamuri i AK, sepse sipas Kreshnik Spahiut, pas çdo të keqeje që ndodh në Shqipëri fshihet Athina, që ka qëllim copëtimin e vendit dhe marrjen e Vorioepirit”, thuhet në shkrim. Krahasimi i Spahiut me kreun e Agimit të Artë, ngjan i sforcuar, përderisa Aleanca ka qendrim mbështetës e përkrahës ndaj romëve e pakicave të tjera të margjinalizuara të shoqërisë, ndryshe nga ksenofobia e Agimit të Artë. Po ashtu, Agimi i Artë nuk e sheh të keqen te politikanët e korruptuar, por te emigrantët.Në fund, qershiza mbi tortë, merret vesh se nga ku buron ‘informacioni’ për Spahiun, pasi autori i shkrimit i referohet një deklarate të kreut të PBDNj, Vangjel Dule, sipas të cilit Kreshnik Spahiu është "një sharlatan i politikës shqiptare, një populist që gjithmonë hedh baltë mbi kundërshtarët e tij dhe ka bërë flamur të vetin antihelenizmin. Ky njeri nuk ka qëndrim për problemet e brendshme të shqiptarëve dhe ajo që di është të bëjë, është demagogjia”. K.C.

Comments

Submitted by Anton (not verified) on

Kreshnik Spahiut ja di kush biografine? Mund te me thote nja dy fjale mbi origjinen e tij dhe mundesisht nga e merr financimin partia e tij?

Submitted by lanadelrey (not verified) on

mamane e ka nga Libohova, babane nga Prizreni. Partia financohet me leket e tij dhe me kuotat qe derdhin anetaret.

Submitted by Albi (not verified) on

Shume dakort, AK dhe Agimi i Arte jane dy bote te ndryshme. AK as nuk merret fare me emigrantet qe ne Shqiperi nuk ekzistojne, apo me minoritetet.

Submitted by drini (not verified) on

Dule dhe Berisha shoke te nje ideali dhe tani se fundi edhe me nje armik te perbashket. AK nuk po sulmon askend por po mbrohet nga te tjeret, dhe kjo e ben te ndryshme nga te tjerat

Submitted by Dritan (not verified) on

Shkrim teper i drejte, por edhe ne kete rast shoqeria shqiptare jo vetem qe eshte naive, por edhe aspak e zgjuar te kuptoje rrezikun e kesaj korce ekstremiste te dyshimte te udhehequr nga nje person  i dyshimte.

Shoqeria shqiptare nuk kuptoi piramidad, as 1997, as 1998, as 2005, as 8 majin, as 21 janarin, asgje asgje asgje. AKZ eshte krijuar me nje qellim, destabilizimin e shoqerise shqiptare. KUJDES!!!

Submitted by Arlind (not verified) on

Nje verr ne uje. K Spahiu eshte nje sharlatan qe per pushtet duket me skizofren nga Saliu. Mjere shqiptaret po u ngopen me lugen bosh te Spahiut dhe dokrave te tij.

Submitted by drini (not verified) on

Kreshik Spahiu duket se eshte nje njeri  i pa afte por misioni i tij eshte jetik per popullin shqiptar: po perpiqet te zgjoje kete popull nga letargjia vdjekjeprurese. Dhe per kete duhet te mbeshtetet plotesisht. Ai eshte guximtar, veti te cilen nuk e kane ato qe jane shume te zgjuar dhe shume te shkolluar. Dhe kjo kohe qe jetojme ka nevoje ne rradhe te pare per njerez te tille. Sepse eshte kohe lufte, per ate qe ka sy te shikoje e veshe te degjoje.  Perderisa ishte i nevojshem nje injorant si Azem Hajari  pse te mos jete i tille Kreshnik Spahiu qe eshte shume me lart se ai?

Submitted by drino (not verified) on

ky spahiu eshte nje finok i madh. ka kap karten e nacionalizmit e po e tund per te marr ndonje llokme per veten e vet. ja ka pare hajrin pushtetit ky, ja ka pare. o shqiptare mos u genjeni nga keta tipa se nuk do keni ke te fajesoni me per mjerimin tuaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.