Garё 'rrotё mё rrotё', votimet e sotme nё SHBA mund tё kenё problemet e vitit 2000

Postuar në 06 Nëntor, 2012 02:58

Sot është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara - kulmi i një fushatë që ka zgjatur më shumë se një vit. Nё tё gjithё agjensitё ndёrkombёtare tё lajmeve theksohet se do jetё njё duel "rrotё mё rrotё" deri nё votёn e fundit. Sondazhet e japin Obamёn nё njё avantazh tё lehtё mbi republikanin Romney. Nё Florida ka mundёsi barazimi. Nёse rezultati do jetё kaq i ngushtё sa pritet, mund tё ketё probleme tё ngjashme me ato tё vitit 2000.

Shkruan VOA News: Demokracitë si kjo e Amerikës, janë themeluar në besimin se njerëzit kanë të drejtë dhe urtësi të vendosin se kush do t'i qeverisë ata. Siç e kanë treguar zgjedhjet e kaluara, pasi vendimi është marrë, amerikanët e respektojnë atë. Zgjedhjeve e vitit 2012 pritet të jenë me rezultat nga më të ngushtët deri më sot, dhe me sfida e probleme të mundshme si ato në votimet e vitit 2000, mund të duhen ditë para se të dalë se kush ka fituar. Por siç ka thënë presidenti Abraham Linkoln, nuk mund të ketë ankesa të suksesshme ndaj një zgjedhjeje të drejtë, përveçse në zgjedhjet e ardhshme". Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.