Fytyra e “shtetit me dorë të fortë”: Protesta masive në Stamboll, por media censurohet krejtësisht

Postuar në 01 Qershor, 2013 03:35

Genzi Park është një nga parqet më të mëdha të Stambollit dhe i vetmi park publik, me sa duket në plan për tu rrafshuar me buldozerë që të mund të ngrihet një qendër komerciale. Që prej 27 majit, blogjet e pavarura bëjnë të ditur se ka nisur një protestë popullore në Genzi Park në Taksim, në qendrën e Stambollit, prej dhjetëra mijëra stambollitëve. Protesta ka qenë paqësore deri dje, kur kulmoi në një dhunë dhe agresivitet të paparashikueshëm të policisë. Protestuesit janë bllokuar në park dhe janë mbytur me bomba me gaz lotsjellës, përplasje që kanë lënë shumë ët plagosur. Ndërkohë ka një black-out të mediave në Stamboll për të mos e publikuar lajmin. Një arsye më shumë që të publikohet e të ri-publikohet në mbarë votën. Fundja lufta kundër tiranisë, nis shpesh për një park.

k.c.

Lidhjet:

http://www.aljazeera.com/news/europe/2013/05/2013531112443894367.html

http://ireport.cnn.com/docs/DOC-980403?ref=feeds%2Flatest

https://www.adbusters.org/blogs/occupy-istanbul.html

Comments

Submitted by Bisha (not verified) on

Cukali, me plq natyra jote prej rrebeli anti-konformisti, por kesaj radhe ceshtja nuk qendron aty ku rreh ti. Erdogani ka 10 vjet ne pushtet dhe heren e fundit i fitoi zgjedhjet me mbi 50 %. Nuk u vodhen sa per info, sepse ne Turqi as qe mendon njeri te prek kutite dhe jo me ti vjedhe zgjedhjet. Ka disa arsye se perse ndodh kjo:

-Opozita nuk ka fuqi ne terren dhe populli ndjehet i paprfaqesuar

-Erdogan i ka dhene goditje te forte ushtrise (gjeneraleve) qe deri me tani kane qene presidentet dhe kryeminstrat de fakto te Turqise, duke ia kthyer legjitimitetin parlamentit.

-Kjo goditje sigurisht qepreku shume interesa dhe u hoqi privilegjet shume shume ushtarakeve te tjere qe ishin mesuar te jetonin ne luks. Ka dyshime te forta se ishte ushtria  (gjenerale te caktua) ajo qe sabotonte vendin ne lufte kunder PKK-se duke stimuluar sulmet me qellim rritjen e fondeve nga qeveria per ushtrine.

-Turqia po njeh nje rritje te shpejte ekonomik0-ushtarake, e cila nuk ,mund ti vije per shtat shume vendeve perreth.

-Ne ceshtjen e Sirise, Turqia ka rol kryesor, askush nga ata qe ka perreth nuk do qe te jete "fyti" Erdoanit qe te kollitet me forte per kete ceshtje

-Ka disa tentativa per ta destabilizuar Turqine ketoi muaj per shkak te Sirise duke kerkuare qe te tregojne botes qe nuk ehste vetem Asadi ai qe vret popullin

-Turqia eshte 80 milione dhe protestues jane vetem 3-5 mije. Mes ambientalisteve jane futur shume anarkist qe gjithmone shfrytezojne rast te tilla per te dale ne pah.

Respekte!

Submitted by Milano (not verified) on

Bisha, problemi i analisteve tone te frymezuar nga islamofobia eshte se nuk i kane qejf ose me sakte nuk i duan udheheqesit qe jane besimtare muslimane. Keta mjafton qe te jene Ateiste, Kristiane apo ku ta di un dhe Respublica me shume media te tjera ju pershtatet shume mire.

Qaji hallet kaloresit se po i varen kembet thote populli.

Ikni e pyetni Turqit se sa qysh ishin para Erdoganit  dhe qysh jane tani ku mund te shprehni mllefin tuaj islamofobik pa harruar kontributin e Teschinit(gomarit ne enderr)!

Submitted by Minella (not verified) on

Humor mediash shiqpnie; botën e lexojnë nga fëngjia e kullës në katund.

Bëjini nder vetes dhe hapni ndonjë nga gazetat turke në anglisht.

Submitted by Agim (not verified) on

Kultura, apo dija e atij qe ka shkruajtur kete lajm, eshte aq e plote dhe e besueshme,saqe nuk i di as emrin parkut qe i referohet. İ nderuar k., parku ne fjale quhet ''GAZİ'' dhe jo ''GENZİ'', o mavri!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.