Futbollisti zviceran këndon himnin shqiptar, nervozon gazetarin e tabloidit 'Blick'

Postuar në 29 Korrik, 2012 14:41

Në skuadrën Borussia Mönchengladbach luan talenti shqiptar nga Zvicra, Granit Xhaka. Aty praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që e zgjedhin vetë. Xhaka ka kënduar himnin kombëtar të Shqipërisë! Për gazetën e njohur Blick, kjo ka qenë ngacmuese. E kanë pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, dhe futbollisti i ri ka thënë: "Sinqerisht, është kënga e vetme që mund të këndoj edhe pse di vetëm strofat e para...”. Ndërsa pyetjes përse nuk ka zgjedhur të këndonte himnin e Zvicrës, Graniti i është përgjigjur se nuk e dinte tekstin e asaj kënge. Më tutje i konfrontuar nga gazetari (gazetat kosovare e kanë përcaktuar këtë intervistë si shumë nervoze) me vërejtjen se ai është duke luajtur për kombëtaren zvicerane, Xhaka ka thënë: “Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë pjesë imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Ka edhe zviceranë të qindpërqindtë që nuk dinë ta këndojnë himnin zviceran”. Në fund gazetari ka tentuar ta kapë mat duke e pyetur cilin himn do këndonte në ndeshjen që luhet në shtator mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Dhe Xhaka është përgjigjur: "Asnjërin himn!".

(A.N.)

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

per mua me mire do ishte te luante per shqiperine dhe te mos dinte himnin tone  sesa te luaj per zvicren.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ti je nje hajvan me gjys opinge-, ashtu si flet na turperove laberine

Nuk ka rendesi fare se per ke loz , e rendesishme eshte qe ai kendon hymnin shqiptar . tregon se eshte me zemer e mendje djali yne, vellai yne --Gjak i gjakut tone

Bravo Xhaka !

Ne kemi plot sportiste qe kane lindur ne Shqiperi, dhe kur kane vajtur jashte e kane haruar fare idnetietin e tyre shqiptar , Ndaj vetem per kete akt patriotik  te Xhakes  Presidenti shqioptar duhet  ti akorodje Xhakes nje medalje patrotizmi _-Se ai djale megjithse i lindur e ritur me mijera kilometra larg Tokes shqiptar , zemren e ka tek Identieti i tij shqiptar -

-Biles duhet ti japi pashaporten shqiptare, nqs Xhaka do e pranonte, se eshte nje Nder per Shqiperine  te kete nje qytetar  kaq shume patriotik dhe ne te njejten kohe nje sportist te klasit siperor europian-

-Ai eshte krenaria jone , pavaresisht se loz me Zvicren  nuk ka gje, ne nuk na ngelet qejfi --E rendesishme eshte qe Ai eshte dhe mbetet nje pjese fisnike e rinise shqiptare  jashte Atdheut  e mbushur plot dashuri  per origjinen e tij   shqiptare

Submitted by Agimi (not verified) on

Se pari, urime djalit , futbollistit me nenshtetesi zviceriane dhe rrenje shqiptare qe din dy strofa te himnit shqiptar.

Ka me mijera e mijere denbabaden nenshtetas shqipetare qe nuk i dijne dy strofat e para te himnit shqiptar.

Pra, urime ty djalosh  dhe shume respekte prinderve te tu.

Pyetjes se fundit dhe provokuese te gazetarit se : "cilin himn do këndonte në ndeshjen që luhet në shtator mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Dhe Xhaka është përgjigjur: Asnjerin" do te me pelqente pergjigja : Te dyja !!

Shqiperia te dha emrin shqipetar , Zvicra te pranoi si zvicerian,

Respektoi te dyja !!!

Submitted by raimondi (not verified) on

Graniti kur ka thene __Asnjerin hymn -- e ka thene per inat te gazetarit zvicerian ---Por ajo shprejhje qe ka then Graniti  tregon qe ai nuk do tja dije fare per hymnin e Zvicres , se hymnin e Shqiperise ai e ka ne zemer dhe e kendon sa here qe i jepet rasti

Pergjigja e Granitit ne kete rast eshte me te vertet pergjgije e zgjuar  dhe  sfiduese.. Our boy is really smart  ...Bravo Granit !

We love You Granit !

Gjithmone i shikoj  me kenaqsi  dhe emocion  ndeshjet kur lozni ju cunat shqiptar te Zvicres dhe me duket njelloj sikur loz Shqiperia...... Jeni lojtare te shkelqyer dhe Zvicra duhet tua kete per nder , se ju qendroni shume here me lart se lojtaret e tyre medioker...

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Ngadale more bashkepatriote, mbase ky mallengjimi yne per 'djalin tone Granit qe na qenka deli shqiptar, me shume shqiptar se ne vete' mund te mos jete me shume vend.

Shqiperia apo Kosova nuk kane shume nevoje per njerez qe flasin fjalet por nuk kane veprat - ose konkretisht per njerez qe kendojne hymnin por harrojne vendin. Graniti dhe disa patriote te tjere te ngjashem zvicerane,  kur erdhi puna te zgjidhnin midis Shqiperise se rrenjeve te tyre dhe vendit te cilin do ta perfaqesojne para tere botes dhe me te cilin identifikohen publikisht zgjodhen Zvicren dhe jo Shqiperine. Une zgjedhjet e tyre personale i mirekuptoj dhe respektoj. Por mundesisht mos te mos sjelle njeri si shembuj qiellore patriotizmi pasi pyetjes se thjeshte: "A do te perfaqesosh Shqiperine, Po ose Jo?" ata ju kane pergjigj "JO!".

Ka burra shqiptare si Lorik Cana qe mbase nuk dine ta kendojne hymnin dhe nuk ben teater me gazetaret. Ne kohen qe bene zgjedhjen ca nga keta djem mund te luanin fare mire me Zvciren ose me Francen. Nese keta shqiptaro-zviceranet sot na bekan kaq krenare, cfare mund te themi per djem si Lorik Cana qe na nderoi ne edhe tere kombin kur luan per Shqiperine? Ai eshte djale me karakter dhe patriot. Patriot me vepra se me llafe e kenge kot me kot jemi te tere. Te tjeret jane njerez te zakonshem. Por qe po te mi sjellin si shembuj burrerie dhe karakteri, mua me duken me shume si gjysem-burra qe bene nje zgjedhje te tyren dhe tani u vjen si turp qe kane shitur ate qe kane quajtur gjithmone vendin e tyre. Me mire si Pirro Dhima, ai nuk e ndjen veten shqiptar, punon kunder Shqiperise por ndergjegjen prej greku (sic eshte ne shpirt) e ka te qete e te paster.

Ne nuk kemi nevoje te na kendojne hymnin e te na pikturojne flamurin neper kepuce. Keta ishin djem me gjak e me gjuhe shqiptare, lindur ne Shqiperi. Gjene me te madhe qe ua pruri rasti te beni ishin te zgjidhnin nje vend e nje atdhe. Te tere e zgjodhen njehere dhe ta mbajne me shendet ate qe zgjodhen. Auf Wiedersehen Granit zvicerani! Faleminderit Lorik, se ti je burre i vertete!

Submitted by anti-anti-shqiptari (not verified) on

Une nuk jam aspak me kete mendim zoti Pepkola, ju i masni te gjithe njerezit me te njejtin meter, por ja qe nuk eshte ashtu. Edhe heroi yne kombetar nuk po fle dot rehat akoma pas 500 vjetesh e kusur ne Shqiperi, jo me njerezit e thjeshte. Dhe mos harroni qe nje e treta e shqiptareve jeton dhe punon jashte shtetit. Nese jo te gjithe, un jam i bindur qe te pakten nje pjese e mire e tyre nese do te ktheheshin ne Shqiperi ne keto kushte ata do te perballoheshin pikerisht me njerez si puna jote qe do ti tregonin me gisht vetem sepse e mendojne ndryshe apo kane nje theks tashme jo puro "katunar" shqiptar. A ke mundesi ti respektosh te tjeret edhe pse nuk e mendojne si ty? Kjo eshte sfida jote sot per sot o zoti Pepsikola. Poshte Sali Berisha!!!!

Submitted by katarakti (not verified) on

Graniti eshte shqiptaro - zvicerian. Ai ka zgjedhur Zvicren se aty jeton. Dhe ka bere shume mire. Por po ta marrim arsyetimin e Paplekes nga ana tjeter ai fare mire mund te mos e kishte kenduar himnin shqiptar, por nje kenge "dashnie" nga Kosova ose Shqiperie ose edhe nje kenge zviceriane. Por ai ka zgjedhur himnin e vendit te te parave te tij. Respekte dhe pergezime. Te lumte. Shqiptaret kudo ne bote kane nevoje per njerez si ty, Granit. Persa i takon krahasimit midis Lorikut dhe Granitit se kush eshte me shume patriot, ai nuk qendron fare. Secili ben aq sa mundet dhe aq sa deshiron. Eshte njelloj sikur te thuash se kush ishte me shume patriot: Isa Boletini apo Ismail Qemali?!  Per Lorikun kemi folur dhe shkruar me simpati dhe admirim te veçante me mijera here. Sot po flasim per xhestin e Granitit.   Nuk do te veme peshoren tani per te matur patriotizmin e njerit a tjetrit. Te dy na nderojne. Ah sikur te kishin ca me shume Lorike dhe Granite. Sa mire do te ishte.

Submitted by dritan (not verified) on

Respekte per prinderit e tu Granit ! Te uroj vetem suksese

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

per Raimonden; ai as himnin shqiptar se di te gjithin, ashtu si dhe ti besoj qe na hiqesh si patriot i madh, ai moj Raimonda e ka siguruar jeten se mer 2.5 mil euro ne vit te Borusia dhe ka dale ne konference se e ikane thirr e jo se din me fol , atij FSHF i ka bere disa here kerkese qe te luante per shqiperine po bytha Zvicerianit i pelqen te luaj neper evenimente si EVROPIANI dhe BOTERORI ku Zvicra ka me shume shance se ne te marri pjese, dhe jo me KUQ E ZINJTE  e mi , se ti moj Raimonda kush e di ca pasaporte ke.

Submitted by albert (not verified) on

Ky eshte bere pishman patjeter. E ka pare qe tani qe ka marre pak fame ,po behet nje zhurme e madhe sidomos ne kosove per te. Persa i perket lindjes ne Zvicer mos harrojme se prinderit e tij u fshehen atje ngaqe po vriteshin ngaqe ishin shqiptare. Si mund tu shpjegoje ky atyre djemve te shumte shqiptare qe linden jashte dhe shkuan te luftonin per clirimin e Kosoves dhe mbrojtjen e identitetit shqiptar? Ky si kosovar paresisht u detyrohet atyre. Po keta palo njerez nuk vijne dot as te luajne football e jo me te mbrojne identitetin shqiptar. Une ia respektoj zgjedhjen si individ por nuk e shoh si nje shqiptar. Ky palo patriot pas nje muaji do mundohet te bllokoje suksesin e Shqiperise. Fakti qe une di himnin nuk me ben shqiptar. Gjaku qe me rrjedh ne vena me ben shqiptar. Nje gje ta dije kjo krijese pa identitet se pasi ti mbaroje karriera ai thjesht do jete nje refugjat ne Zvicer. Dhe jam shume i sigurt se atehere do e kuptoje se cfare ka bere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.