FRD: Eduard Selami me ne për të rrëzuar Berishën në zgjedhjet 2013

Postuar në 18 Qershor, 2012 17:08

Eduard Selami jo vetëm që është pjesë e Frymës së Re Demokratike (FRD) - forca politike më e re e krijuar në vend, e cilësuar në media si partia e Presidentit Topi – por në zgjedhjet e vitit 2013 do të jetë një ndër figurat kryesore në betejën për të rrëzuar Kryeministrin Berisha nga pushteti.
Pohimi për Shqiptarja.com ka ardhur nga Aleksandër Biberaj, një nga anëtarët themelues të FRD-së dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. “Selami është në FRD me kontribute të forta dhe mbulon dhe marrëdhëniet me SHBA”, tha Biberaj për Shqiptarja.com.
Një rikthim i mundshëm i Selamit në Shqipëri dhe në politikën aktive ka shumë që përflitet që prej krijimit të FRD-së, por mesa duket gjërat kohët e fundit po shkojnë drejt konkretizimit dhe shumë shpejt ish-kreu i Partisë Demokratike që u largua për në SHBA pas mosmarrëveshjeve me Berishën mund të rikthehet në vend.
Nga deklarata e zotit Biberaj kuptohet se aktiviteti i Selamit në FRD tashmë ka filluar dhe është konkret. “Njëherësh ai do të jetë një ndër figurat kryesore në zgjedhjet parlamentare të verës së vitit 2013, dhe me prezencën e tij fizike dhe kontributin real, për të rrëzuar këtë klasë politike të vjetër nga pushteti”, tha Biberaj për Shqiptarja.com.
Eduard Selami ka qenë kryetar i PD nga 1992, kur Berisha u zgjodh President i vendit, deri në vitin 1995. Çarjet e para mes Selamit dhe Berishës ndodhen pas humbjes së referendumit për Kushtetutën në nëntor të vitit 1994, kur Selami fajësoi qeverinë për mos aprovimin e saj, duke kërkuar unifikimin e postit të kryetarit të PD me atë të Kryeministrtit, që nxirrte jashtë loje ish-kryeministrin Aleksandër Meksi. Kjo solli përplasjet, që shkaktuan dhe shkarkimin e Eduart Selami nga kryetar i PD, me një vendim të shpejtë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie, të zhvilluar në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”. Madje Selami nuk u lejuar të merrte pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që të thoshte fjalën e tij. Pas kësaj ai u largua në SHBA.

(jm/im/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Na e bene kete Edin e djathte si shpetimtar te se djathtes..... Sa here qe dikush ka menduar se shokut Sale nuk i vene punet mire, ka paguar nje udhetim te Edit ne Shqiperi. Edi ka ardhur, ka takuar shoke dhe miq, ka bere gjithe qokat qe kishin mbetur pa bere qe nga tentativa e fundit per t'ja futur Sales, ka dale ndnj here ne tv dhe ka ikur ne pune te vet.

Pastaj me sa me kujtohet, edhe kur qe ne krye te PD, nuk eshte se spikati per ndnj gje...

Thjesht, i bente fresk Sales dhe kur nje here iu drodh dora ai e skualifikoi. Pas kesaj na e bene sikur qe disident brenda PD...

Submitted by adriatik (not verified) on

Keni degjuar ndonjehere ju per ndonje pasha ose bejler ose ndonje kapobande mesjetare qe u rrezua me vote?

Me thoni nje kriminel mesjetar qe u rrezua me vote dhe e keni te fituar argumentin.

Saliu rrezohet me kallashnikov. Shkoni ne Vlore. Ata e dine si behet kjo pune. Po mos ja kerkoni popullit prape te marri armet. Se ne pushtet do vije Tosi me Anastasin, me Agronin dhe me Nard Koken. Dhe prape Saliu do ti beje rrokaden.

Nuk ke cfare ben. Klasa politike eshte e tille qe nuk ka shprese. E kuptuat? Nuk ka shprese per Shqiperi.

Zgjidhja e vetme? Protektorat...bejeni protektorat te nje vendi mundesisht protestant te evropes se veriut. Gjermanise, Danimarkes...nuk e di. Vetem mos ja jepni ne dore Shqiptareve!!!!!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Bravo shoku idiot, mfal, adriatik.

Eshte per faj te "ushtareve" trubosheve  si puna juaj qe jemi akoma ne tranzicion. Ju, vellezerit e mit sokolit qe kujtoni se gjithcka zgjidhet me pushke. Nuk digjet vendi per te hequr nje plehre dhe per te vene nje plehre tjeter. Nuk mesove gje nga 97 ti?!

Hiqet Sala me vote hiqet se fatmiresisht per vendin, tipat si ty nuk perbejne shumicen e popullsise. Prit 2013 dhe do ta shohesh qe edhe Berisha do dali ne pension. Por nese je i paduruar, futja notit dhe emigro ne itali. Nder do i besh vendit. Sa me pak budallenj te kemi, aq me mire eshte.

Submitted by adriatik (not verified) on

Mund te mos jesh dakort me mua po ofendimet jane gratis. Kjo eshte karakteristike e mendjeve te vogla.

Submitted by letasify (not verified) on

Po e di sa i ke rene pikes .........ke shkruajtur edhe ne emrin tim . Vetem nje shtet i fuqishem  na ben ne shqiptareve se ne te zotet e vetes nuk jemi. Do degjojme pordhet e tjetrit, por pse tani pordhet e kujt po degjojme. Nuk ka snje ndryshim .Te pakten do kemi mireqenien dhe jeten e sigurte per vete dhe femijet tane. Do na marrin pasurite natyrore, por pse tani ca po na bejne ?

Respekte Adriatik !

Submitted by Mato Gruda (not verified) on

I shkreti Sandri!

As nuk i shkon nepermend se sa shume ka ....pjerdhur!

Submitted by tani (not verified) on

Nderkohe, ne cdo votim ne parlament, vazhdojne te votojne per Salen. Po e tregojne veten qe duan t'a rrezojne, por duke e mbeshtetur!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.