Foto të reja të Kryeministrit me Simon Stefanin. Ish shoqëruesi i Hysni Kapos: “na thoshin bëni kujdes nga ai”

Postuar në 22 Qershor, 2013 03:34

“Bijtë e bllokut” ka qenë akuza populiste e Berishës për kundërshtarët për një kohë të gjatë. Megjithatë, fotografitë që dalin herë pas here tregojnë se kush ka qenë më afër Bllokut. Madje, shumë afër. Sot gazeta Dita ka botuar disa foto të paditura më parë të Kryeministrit në shoqërinë e anëtarit të Byrosë politike, Simon Stefani.  Në një nga fotot (kjo më sipër) e bërë në vitin 1987 dallohet Sali Berisha në vilat qeveritare në Vlorë me Simon Stefanin me pushime, plus stafi i sigurisë personale të Stefanit dhe ekipi i mjekëve.

Ndërsa në një intervistë të botuar sot te Shekulli, Naim Saraçi, ish-shoqërues i Hysni Kapos nga viti 1976 deri më 1979 dhe më pas të Simon Stefanit, Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos, tregon për Entela Resulin si e ka njohur mjekun Berisha në kohën kur ai kryente detyrën e mjekut roje pranë klinikës speciale të udhëheqësve.

Saraçi rrëfen tentativat e Berishës për t’u “atashuar” si mjek pranë udhëheqjes. “Ai nuk e kishte emrin në listën e doktorëve të klinikës së udhëheqjes. Nuk e di se si futej aty,” thotë ai, duke mos ditur të shpjegojë “rolin” e mjekut Berisha. “Nuk e ka bërë ndonjëherë atë rolin për të cilën kishte ardhur aty. Të themi që bëntë rolin e mjekut nuk mund ta themi pasi, sepse kishte mjek të tjerë, ishte Dinia, infermieret. Roli i Berishës edhe ka qenë edhe nuk ka qenë. Unë nuk e di se si vinte ai tek ne. Ishte provizor. Se kush na e sillte, nuk e di.”

Saraçi, madje hedh dhe dyshime se Berisha mund të ishte dhe agjent, përderisa eprorët e porosisnin: “Naim bëj kujdes nga ky ( për Saliun). Fjalia ishte: bëj kujdes për Hysni Kapon nga ky njeri.”

k.c.

për më shumë:

http://gazetadita.al/fotot-e-87-s-sot-ne-dita-sali-berisha-ne-vilat-qeveritare-ne-vlore-me-simon-stefanin/

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=25527&kat=87

Comments

Submitted by miri (not verified) on

Zoterinj artikullshkrues,

tw jemi realiste: Ishte tjeter gje te ishe bir i bllokmeneve, i elites komuniste dhe tjeter gje te ishe bir i nje fshatari apo qytetari te thjeshte dhe te arrije me vlerat e tua profesionale ne Bllok(Kusht i nevojshem-biografia). Blloku ishte enderr per çdo te ri e çdo intelektual shqiptar. Mos te mashtrojme veten, se na qeshin nen buze me shpoti per shkrime te tilla.

Besoj se dhe ata vete qe shkruajne kane kete mendim.

Submitted by A (not verified) on

Pse më bllokmenllëku trashëgohet me gjak, domethënë ti qenke për shoqëri me klasa e nivele hierarkie, ai që lind bllokmen është i tillë, kurse ai që bëhet s'është. Ishte ëndër për njerëz shkërdhata, karrieristë egoistë, se atëherë i bie se ata që janë përndjekur në kohë të komunizmit ishin idiotë që i dilnin kundër, e s'shihnin punën e tyre si Sala i zgjuar.

Ec ëre dreq kris bythën andej, egoistë legena, fliske dhe si i sofistikuar për të qenë më bindës.

Submitted by Anonim (not verified) on

E ve ne dyshim ti qe bllokmeni trashegohet me gjak? Shiko bijte e tyre per ke votojne sot,  ne shumice e kam fjalen. Dhe nga kjo merr vesh se cila parti  perfaqeson dhe bllokun dhe cila jo.

Cdo specie perfshire dhe njeriun mbron te ngjashmit e vet.

Submitted by A (not verified) on

Nuk arrij ta kuptoj në dykuptimshmërinë tënde nëse më mbështet apo jo por të përgjigjem : Nëse e ke fjalën për bijtë e bllokmenëve, në shumicë votojnë PD-në, hallet e PS-së gradualisht po hiqen e po e spostojnë ekuilibrin tek PD-ja, nëse e ke fjalën për komunistët në kuptimin e thjeshtë popullor, partizanët, votojnë PS-në, biles tani do të votojnë troç komunistët me partitë e tyre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Bijte e bllokmeneve, partizaneve dhe sigurimsave o miku im votojne ne shumice derrmuese PS. Fakti me i qarte per kete, nese ke ndonje cike mend eshte njesia 5 ne Tirane, qe dihet shume mire se kush jane, si erdhen dhe per ke votojne.

Submitted by Sphynx (not verified) on

Mund te te qelloje te lindesh ne Bllok apo ne kasolle barinjsh. Ky nuk eshte faji yt. Keshtu te ka qelluar. Por kur ben çmos t'i afrohesh e te behesh pjese e nje mjedisi qe eshte shume pertej asaj qe ti ke, atehere ky nuk eshte fat, por deshire dhe zell per t'u bere pjese e atij mjedisi. E tani nuk ka turp dhe perflet pikerisht kete deshire te çmendur te moshes se vet te rinise. Demokrati i b...

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

Ene mir bojn o anonimo. Bile ,bile ene ata t'qerët qi votojn për Salën tat bojn mir qi ksaj rradhe t'votojn për Edi Ramën. Nuk i bohet von popllit(mos me thon ate llafin qjetër) se çere meno zotnia jote. Hajt tyrqeta pri Lomit.

Submitted by Lymi (not verified) on

Po mer lal, hajde tgjith t'votojm per Ramen, ene per grun me kontrat te Rames, sic ta do zemra tyna apo nonji dushku tjeter si puna jote.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.