Flamuri i “Antenës” humoristike të Bazes emërohet Ministër i Brendshëm

Postuar në 23 Qershor, 2012 14:31

Mero Baze ka një rubrikë humori në TemA-n e tij (Antena brenda Familjes) ku përmend shpesh një farë Flamuri, për të cilin të gjithë thonë se bëhet fjalë për Flamur Nokën, një deputet i PD-së, shumë i afërt me "Doktorin", një tip organizatori partiak që sipas Bazes mban deri edhe çelsat dhe inventarin e zyrave të selisë “blu”. Flamuri do jetë ministri i ri i Brendshëm i Republikës.  Në foton me të cilën po shoqërojmë këtë shkrim është Flamur Noka (majtas) dhe Asllan Dogjani përballë, - të dy nga Kukësi, por në kampe të ndryshme politike - që po “sqarohen” pas një konfrontimi.

Qeveria njoftoi pak orë më parë se:

“Kryeministri Berisha, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur Presidentit të Republikës zotit Bamir Topi propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar:

1.Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e Zotit Edmond Panariti në  detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme; 2.  Shkarkimin e Zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë  dhe emërimin e Zotit Vangjel Tavo në detyrën e ministrit të Shëndetësisë; 3.  Shkarkimin e Zotit Nasip Naço nga detyra e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe emërimin e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e zëvendëskryeministrit  dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës; 4.  Emërimin e Zotit Flamur Noka në detyrën e ministrit të Brendshëm.  (A.N.)

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

Ka mbaruar per mjekesi por nuk di te beje nje injeksion thote Mero ne shkrimin e tij, po mire mo Mero po mos kushedi Flamuri eshte i specializuar kirurg dhe ata nuk bejne gjilpera, punojne me anestezi dhe bisturi....

Submitted by Anonim (not verified) on

As mund te presesh gjë as prej Rusmailit, as prej ODIHR-it. Lereni Berishen tij bej zgjedhjet vete me rusmaijlin, Nokajt, Nishanet dhe Ristanet ashtu si ne 1996. Shqiptaret duhet ta bojkotojne kete palo qeveri dhe gjoja politikanesh arrogant e te pafytyre (si rusmajli) qe po I sherbejne Berishes me vetemohim drejt humnerres. Po shkojme drejt katrahures se 1997 dhe nese nuk ka ndodhur ende ne keto 3 vjetet e fundit eshte thjesht nga impotenca dhe pavendosmeria e Rames.

Submitted by Astrit (not verified) on

@Anonim me siper:

Une kam patur rastin te njihem me Flamurin ne te ri te tij (nje nga njerezit e pare qe kam takuar ne Shqiperi me 1991!). Ka qene djale i mire, shume korrekt dhe atehere sapo ishte regjistruar ne Fakultetin e Mjekesise. Kohe perpara se te behej eksponent i larte i PD. Pra nuk ma mbushin mendjen ato qe thuhen e shkruhen. Njerezit ndryshojne por atehere ka qene djale i mire dhe inteligjent. Pra mos ti akuzojme njerezit kot se koti per kusure qe nuk i kane. Se boll kane te metat e tyre per ti mbajtur mbi shpine.

Dhe nuk nesoj te kete ndryshuar shume qe atehere. Zor se ka njerez handikapate qe i bejne ministra. Perkundrazi, z. Berisha ka nje rekord qe ve njerez shejtane por besnike ne detyra kyce.

Problemi me Z. Nola nuk eshte fare se nuk di te beje gjilpera apo te jape receta per ilace. Z. Berisha ka ditur ti beje te dyja por kjo nuk e ben a priori as te mire e as te keq ne drejtimin e shtetit. Pra z. Noka duhet gjykuar per pozicionin politik qe mbron dhe ate qe po perfaqeson. Dhe megjithe dashamiresine time personale shume te forte per Flamur Noken, kam frike se emerimi i tij si besnik i z. Berisha eshte thjesht ne dem te vendit dhe kombit tone.

p.s. ne nje tjeter shkrim ne kete forum kur mbrojta ne menyre te ngjashme ish Min e Drejtesise (Viktor Gumi) nga akuza komplet idiote si mafioz dhe spiun, nje antikomentues i zellshem me akuzoi se isha Viktori dora vete qe po shkruaja per vete. Sa per ti dale te keqes perpara nuk jam as Viktori e as Flamuri :-)  Por te dy kane qene djem te mire qe jane perfshire ne shoqeri shume te keqe.

Submitted by lesh (not verified) on

Gjynof paskin shku kot, dy çuna t'mirë që i paska prish shoqnia...

Hajde menje hajde. Ministrat e diktatorëve shkojnë për lesh megjithë diktatorin. Nuk e njof dhe nuk du me e njof as Flamurin as noj ministër tjetër të Sali Berishës. Më mjafton fakti se janë ministra të një diktatori për ti klasifikuar si përkrahës së pushtetit të diktatorit. Kush mbulon krimin e Gërdecit ku vdiqën fëmijë, kush vret 4 qytetarë paqësorë gjatë një demonstrate është diktator. Sali Berisha do të marrë vdekjen që meriton dhe ministrat e tij do të shkojnë në burg.

Bashkëpunëtori i kriminelit është kriminel, o gomar!

Poshtë diktatura!

Submitted by Astrit (not verified) on

Jam dakord me ate qe thoni per natyren autoritare (ose diktatoriale) te kesaj qeverie. Kjo eshte qeveri negative dhe kush i sherben asaj nuk i sherben vendit.

Saktesimi im ishte per te mos i pare gjerat bardhe e zi apo te mos te fillojme te kundershtojme z. Berisha duke e imituar ate; mund te kritikohet kjo qeveri dhe tere keta ministra per sende te verteta dhe te prekeshme. Perse te mos merremi me faktet dhe te bejme kritika te bazuara ne fakte por te merremi me shpifje se jo njeri eshte spiun e jo tjetri eshte deficient? Te dyja keto jane shpifje dhe nuk nderojne njerez si ne - ne qe komentojme e lexojme keto shkrime duke u preokupuar per vendin tone...

Te vertetat jane kaq te pamasa dhe alarmante aq sa genjeshtrat e thene kunder qeverise sa ja bejne me te lehte punen qe te zhvleresoje kritikat tona.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.