Falja fiskale shtyhet deri më 31 dhjetor 2013

Postuar në 30 Maj, 2013 14:45

Seanca e jashtëzakonshme e mbledhur në një periudhë kur zhvillohet fushata elektorale, nuk arriti të gjejë konsensusin për miratimin e një amnistie të plotë fiskale. Pavarësisht propozimit të ardhur nga qeveria, opozita nuk aprovoi me qëndrim dhe me votë miratimin e saj, duke premtuar se një nismë të tillë do ta miratojë vetë pas zgjedhjeve. Në kushtet e mungesës së konsensusit, me votat e mazhorancës u miratua shtyrja e faljes fiskale deri me 31 dhjetor të këtij viti, ku qytetarët apo bizneset mund të përfitojnë tashmë jo vetëm nga  rivlerësimi i banesave por edhe nga faljen e kamatëvonesave apo detyrimeve të papaguara.

Drafti i miratuar nga Kuvendi është një shtyrje e mëtejshme e afatit të vlefshmërisë së faljes fiskale të miratuar në korrik të vitit 2011. Për miratimin e një amnistie të plotë që do të fuste në tregun shqiptar një kapital të ri, palët duhej të votonin konsensualisht 2 nenet që garantojnë ligjërisht ata që do të vendosnin të deklarojnë të ardhurat e palegalizuara. E.Shehu

 

Foto: Kryeministri Sali Berisha, Drejtori i Pergjithshem i Doganave Flamur Gjymishka dhe Ministri i Financave Ridvan Bode, gjate ceremonise se inaugurimit sot te e-doganave (LSA)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Fitoi Elhaida ne The Vois - Itali</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.