Falja e 500 të burgosurve: 500 'shpirtra të lirë' për përvjetorin e Pavarësisë apo 500 “kriminelë” në rrugë për zgjedhje?

Postuar në 07 Tetor, 2012 08:47

“Skenari që po përgatitet, duket se është i frikshëm, ku rreth 500 të burgosur, pritet të lirohen nga burgu. Disa do të mbajnë firmën e Kuvendit dhe disa të tjerë, të Presidentit. Të gjitha lirimet duket se po bëhen në vitin zgjedhor” shkruan tek Shqip Sokol Çobo.

Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nisur procedurat për faljet e të burgosurve, me rastin e festave të fundvitit, krahas amnistisë që po përgatit mazhoranca. Falja apo ulja e dënimit për të burgosurit nuk ka një datë fikse, nuk lidhet me festat e fundvitit, por është një proces vazhdues. Datën e aplikimit të kësaj të drejte e përcakton vetë Presidenti. Ministria i përgjigjet kërkesës së Presidentit.

Burgime pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pohojnë se janë përgatitur rreth 250 dosje që pritet t’i dërgohen Presidentit të Republikës. Po aq të tjera pritet ti miratojë Kuvendi. Gazeta “Shqip” komunikoi me disa zyrtarë të Presidencës, të cilët, as nuk e mohuan dhe as nuk e pohuan lajmin, duke u mjaftuar me fjalinë se “këto janë procedura normale të punës së Presidentit”.

Ende nuk ka asnjë informacion se kush përfiton, megjithëse precedentët e mëparshëm kanë treguar se janë liruar nga burgu një numër i madh personash të dënuar për vepra të rënda penale. Duke qenë se jemi në vitin zgjedhor, vëmendje të madhe do të kenë amnistia dhe falja për të burgosurit. Koha e ka treguar se në çdo vit kur bëhen zgjedhje lirohen apo fitojnë pafajësi persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në vitin 2010 dhe 2011, ish-presidenti Bamir Topi, kundërshtoi indirekt ligjin për faljet. Ai nuk i dekretoi disa kërkesa për faljen dhe uljen e dënimit për disa të burgosur, raporton Shqip.

k.c.

Comments

Submitted by albann (not verified) on

<p>500 paramilitare...kaq eshte numuri qe te besh zap Shqiperine....500&nbsp;psikopate neper rruge&nbsp;dhe s piptin njeri.</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Sa psikopat ka jashte, 500 me shume nuk do bojn shume ndryshim. haha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.