Express i Kosovës, nga nesër vetëm online

Postuar në 21 Mars, 2013 16:55

Ajo që po ndodh në gjithë botën me shtypin e shkruar, nuk ka lënë pa prekur edhe Kosovën. Mbyllja e gazetave të shtypura, të cilat kanë qëndruar për një kohë të gjatë në treg, po bëhet fenomen edhe te ne. Pas mbylljes së gazetës së përditshme Infopress, rreth një vit më parë, të njëjtën gjë po e bënë edhe gazeta e përditshme Express, pas rreth një dekade qëndrimi në treg. Burime të reporteri.net, brenda kësaj gazete bëjnë të ditur se numri i nesërm i kësaj gazete, do të jetë edhe i fundit i daljes në treg në formatin e shtypur.

Mësohet se gazeta Express, edhe pse do të mbyllë versionin e saj të shtypur në letër, sërish do të jetë me lexuesit, por vetëm në versionin online. Vendimi për mbylljen e versionit të shtypur të gazetës, thuhet se ka ardhur pas rënies së shitjes së gazetave dhe orientimit të lexuesve kryesisht në versionin online. Fenomeni i mbylljes së versionit të shtypur të gazetave, ka prekur gjithë median botore. Tani lexuesit gjithnjë e më shumë po orientohen në mediat online në internet. (Reporteri)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.