Erdogani, Rama dhe një koincidencë e zymtë autoritariste

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:59

Rastësisht, në ditën e vizitës së Ramës në Turqi duke shtrënguar duart me “vëlla” Erdoganin, një gjykatë turke, e dirigjuar, siç mendohet nga vëlla Erdogani,dënoi mbi 300 ushtarakë, politikanë e gazetarë turq për një grusht të supozuar shteti. Sipas akuzave, të gjithë këta donin të hidhnin Erdoganin duke përhapur kaos nëpër rrugë e duke bërë vrasje. Gjyqi i nisur që më 2008 konsiderohet gjerësisht si një përpjekje për të bërë të heshtin zërat kundër liderit autoritarist. Ish shefi i ushtrisë mori burgim të përjetshëm, 3 anëtarë parlamenti morën dënime të mëdha dhe mbi 20 gazetarë u dënuan.

Erdogani bëri atë që dhe Berisha mund të kishte bërë më 21 Janar, pas akuzave për puç. Pra, në mënyrë metaforike, Rama ka shtrënguar duart me një si-vëlla të Berishës, më shumë se me të vetin. Shqipëria (e as Rama) nuk është në pozitën diplomatike t’i tregojë askujt se çfarë duhet të bëjë, aq më tepër në fushën e demokracisë e të lirisë, të korrupsionit apo të zhvillimit ekonomik. Por, a mos duhet që liderët të paktën të lajnë duart pas disa takimeve? Dhe media e shoqëria civile, a mos vallë duhet të reagojë?

Reporterët pa kufi e rendisin Turqinë në vendin e 154 (nga 179) vende, pas Rusisë e Irakut, për lirinë e medias. Madje Reporterët pa kufij e quan Turqinë si “burgun më të madh në botë për reporterët”.

Erdogan është në pushtet prej më se 1 dekade, dhe thuajse gjysma e vendit nuk ka votuar për të, shkruan N.Y. Times. Tentativë për grusht mund të ketë pasur, por gjyqi ishte një farsë ku u shkelën shumë procedura për një gjyq të drejtë.  Sipas N.Y. Times që i referohet burimeve turke, publiku e konsideron si një gjyq politik. Të njëjtin mendim ndajnë shumë komentatorë perëndimorë. Mediet gjermane vlerësojnë se ky gjyq do të ndajë dhe më shumë Turqinë, mes sekularistëve dhe islamistëve pro-Erdogan. Berliner Zeitung vlerësonte se pas 5 vitesh, gjyqi nuk ofroi asnjë provë bindëse që kishte konspiracion.

Është vetëm një show politik i Erdoganit. Me kosto të rënda për demokracinë turke.

k.c.

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Nuk e ka keq  K.C ...bile te bojkotojme  biznesin dhe mallrat turke ... !

Submitted by Denis (not verified) on

"Erdogan është në pushtet prej më se 1 dekade, dhe thuajse gjysma e vendit nuk ka votuar për të" ????? Ca i keni keto double standarde more?? Daku ka 48 % te  votave, kjo eshte demokracia e leshit pra qe na cani menderen nga mengjesi deri nedarke, kush merr shumicen, udheheq.

Plus, qe ke shume pasaktesi ne shkrim o Kolo. Nuk jane 20 gazetare. Te denuarit jane me shume nga ushtria. Dhe puci u vertetua nga pergjime dhe ore te tera xhirime dhe dokumente, ndryshe nga hajvanlleqet dhe tha Berisha ketu per 21 janarin.

Submitted by respublica (not verified) on

z. Denis

Për shifrat i jam referuar NY Times, në shkrimin "Turkish Court Hands Down Prison Sentences in Coup Plot"

Për gjyqin përveç NY Times, i jam referuar dhe Der Spiegel, "World from Berlin: Erdogan's 'Political Show Trial'"

k.c.

Submitted by Eri (not verified) on

Analize e dobet kjo e koloretos. Problemi qendron se situata ne turqi tentohet te kuptohet duke lexuar medien e huaj, dhe te gjitha gazetat e siperpermendura, jane anti erdigan qe kur ky i fundit erdhi ne pushtet 10 vjet me pare. Turqia ka fatkeqesisht kater grushte ushtarake ne kurriz, me pasoja tmerresisht negative si ne aspektin politik, ekonomik, dhe te drejtave te njeriut. Grushti i shtetit per te cilin behet fjale nuk eshte i supozuar, por qe mbeti ne tentative, pasi maili per dalje e etankeve ne rruge doli nga zyra e shefit te shtabit te pergjithshem. Dhe kjo sigurisht nuk eshte situate normale: grushti i shtrtit mbeti ne tentative. Persa i perket gazetareve ne turqi , eshte tashme e vertetuar se ata kane sherbyer ne pergatitijene e terrorit informativ duke pergatitur terrenin per grushtin ushtarak pasi mbillnin frikene e te majteve ose gogolin e islamisteve. Por qendrimi qe Shba dhe Be mbajti per grushtin ushtarak ne Egjipt, duke mos e denuar, ose duke e perktahur si ne rastin e Kerrit, tregon qartesisht qendrimin hipokrit te perendimit me boten islame. Pika maksimale ne artikull qendron te fakti se erdogani nuk ka marre gjysmen e votave te popullit; shikoni cfare cinizmi: edhe kur merr 50% te votave ne nje sistem demokratik shumepartiak, kerkojne te te delegjitimojne se perse nuk ke marre gjysmen tjeter te votave! Pike e zeze! Ne qeverisjen e erdoganit turqia ka fituqr shkelqimin qe meriton ne ekonomi, dhe ne marredhniet nderkombetare; gje e papelqyehsme per shume qarqe kjo. Gjithsesi duhet pranuar se nje rritje e autoratirazmit ne mandatin e trete eshte evident, por situata eshte larg asaj qe mundohet te thote kooreto dhe mediet e siperpermndura...

Submitted by toni (not verified) on

Dmth. Zoti Cukalli, nqs je 10 vjet ne pushtet quhesh diktator e? nqs ata qe donin te benin grusht shteti denohen sipas ligjeve-kjo qenka diktature???boll se le nam! pse nuk e thua shkoqur je kunder cdo gjeje qe eshte muslimane? Thuaje o njeri se keshtu behesh dhe me i sinqerte. Por ama boll me keto double standards se beheni qesharake.  Ska gje te keqe te jesh kundra muslimaneve, sje as i pari as i fundit po ama tregohu me i sinqerte, PLEASE!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ku Berisha ku Erdogani ! Hajde krahasim hajde....ju ka kapur vapa me duket ... skeni kondicioner te zyrat ?!

Submitted by Minella (not verified) on

Drejt. Show politik i bie te jete. Sidomos nen driten e kater grushteve te suksessheme ushtarake: nga 60 deri me 97.

Submitted by Albi (not verified) on

Turqia ka me shume gazetare te arrestuar ne burgje sot se sa vete Kina. Si vlere reale kjo, jo si % e popullsise. Kjo per keta me siper qe mbrokan "myslimanin" Erdogan

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Gjygjin Turise dhe vendeve islame ia kan ba shqiptart, sepse shqiptart e njohin mire islamin dhe jane nji popull i mençur dhe me intuite te forte:

Shqiptart nuk shkojne per emigracion ne Turqi ose ne vendet islamike. Shqiptart emigrojne ne Greqi, Itali gjithkund neper Europe, ne SHBA, Kanada, Australi, pra neper vendet kristjane. Aty shqiptart qytetnohen me civilizimin kristjan, prej te cilit lindin te Drejtat e Njeriut.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Koloreto, me mire mos shkruaj se sa shkrime si ky. Ti nuk e ke me norme.

Ne nuk do behemi perseri 'fanar ndricues' qe te prishemi me te gjithe. Te shohim hallin tone, pa s'e c'ben tjetri ne shtepine e tij ..s'kemi takat te merremi. Gazetat mund te shkruajne xhanem, po Rama te shohe buxhetin , investimet,...    Pragmatizem , byrazer, si gjithe bota

Submitted by anticensurë (not verified) on

mua më intereson kjo fjali tek shkrimi i cukalit:"Por, a mos duhet që liderët të paktën të lajnë duart pas disa takimeve?"

që më bën të shtroj pyetjen:mos vallë nuk i lajnë e ndyjnë herë pas here??mos vallë berisha nano nuk i ndynë e i lanë kush e di se sa herë??

mos vallë meta e berisha nuk i ndynë e lanë disa herë??mos vallë meta rama nuk i lanë e pshurrën kushedi sa herë??tashti ka mbetur rama berisha për ti larë,se për ti ndyrë i kanë bo qepaze!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.