Enver Hoxha sipas Majkos

Postuar në 29 Korrik, 2012 04:34

Në profilin e tij në Facebook, Pandeli Majko ka komentuar përballjen gjyqësore mes Ismail Kadaresë dhe familjes Hoxha për dorëshkrimin e "Dimrit…". Është një mesazh i gjatë ku deputeti socialist përpiqet aq sa mundet të ndërtojë një metaforë të "Urës" si kalim nga diktatura në demokraci, por nuk është kjo pjesa më kurioze e mesazhit. Është zbavitëse të vëresh cirkun e fjalëve të përdorura për Enver Hoxhën. Duket qartë sforcimi për të shmangur me çdo kusht termin "diktatori Enver Hoxha" dhe e ka quajtur atë njëherë "pushtetari më jetëgjatë", pastaj  "politikani i vdekur" dhe ca më tutje "tjetri".

Shkruan Majko: "…Në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe Ismail Kadare u përball në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar Enver Hoxhën…"

Një fjali më tutje: "….Dorëshkrimi “Dimri i vetmisë së madhe” i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor…"

Pak më tej: "… Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e "personazhit” të shkrimtarit".

Mesazhi i plotë mund të lexohet edhe këtu: http://www.panorama.com.al/2012/07/28/gjyqi-kadare-hoxha-maj...

(A.N.)

Në foto: Statuja e Enver Hoxhës në natën e Sheshit Skërnderbej, fotografuar në vitet '80 nga agjensia Corbis

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Me gjithe respektin, Pandit i paskerka ikur enver-nostalgjia nga shalet.

Submitted by larg meskinitetit (not verified) on

Nuk ka probleme Pandi me diktaturen dhe veglat e saj per ta quajtur Enverin cfaredo qofte, probleme te tilla kane kush fjala bie bente edhe shetitje me varke me te bijte e Enverit.

Sa per komentin e Majkos, ai i referohet Viktor Hygoit, nje pikture te tij dhe simbolikes se Ures me Tre Harqe te Ismail Kadarese, keshtu qe perkufizimet historike ne keto raste e bejne komentin medioker, si ky komenti juaj zoti gazetar, qe nuk mund t'ju them dot profesionist.

Submitted by Anonim (not verified) on

Frika per te perdorur termin "diktator" - tregon akoma lidhjen shpirterore te Majkos dhe PS-se me parardhesin e tyre Partine Komuniste dhe Hoxhen.

Kjo eshte mese normale per nji parti qe po shkon drejt zgjedhjeve te 2013, dhe rrjedhimisht kerkon me cdo ngulm dhe voten e 75-85 vjecareve qe jane me nji kemb ne varr.

Majko me keto hartimet e tij, tregon se i ka ikur kthjelltesia politike e dikurshme, dhe vizioni largpames. Ashtu sic ja keputi kot se koti kur i beri "ftese" AK, FRD per koalicion pa patur me te voglin konsultim me kryesine e PS-se. Sot e pame te gjithe sesi dhe Ndoka i PDK-se doli kunder cdo aleance te mundshme me PS-ne.

Majko mesa duket eshte lodhur keto 20 vjet, dhe idete e tij politike kane shteruar, forca per te mbeshtetur te ardhmen dhe idete moderne te politikes nuk ekzistojne me tek Majko, tashme ai eshte bere per muze.

Gjynah per nji 45 vjecar, te perfundoje ne muze, kur ky njeri mund te jepte shume me shume. Te ndjekesh faqen e Facebook-ut te Majkos, te vjen keq se si nji politikan i rangut te tij, merret me poema dhe stergjatje mendimesh, te cilat nuk kane asgje te perbashket me te sotmen. Asnji mesazh kuptimplot per te tashmen apo te ardhmen.

Lamtumire Majko !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.