Enver Hoxha është tërbuar me ‘Pashallarët e Kuq’; dëshmia është e Vahid Lamës

Postuar në 27 Gusht, 2012 13:31

Vijojnë kujtimet e Vahid Lamës, sekretarit personal të Enver Hoxhës. Në fragmentin e sotëm të këtyre kujtimeve, të publikuara në Panorama, është një pasazh, ku autori rrëfen reagimin e Enver Hoxhës lidhur poemën e Ismail Kadaresë me titull “Në mesditë u mblodh Byroja Politike”, që më pas u njoh me titullin “Pashallarët e Kuq”. Ish Ramis Alia që ia kish çuar në zyrë atë poemë, ia kish lënë në dorë, dhe kish dalë. Kur hyn Vahid Lama në zyrën e Enver Hoxhës, ky i fundit shpërthen: “Merri këto shënime dhe jepja Nexhmijes për t'i sistemuar diku në arkiv. Janë disa gjykime personale për Ismail Kadarenë, që u dashka ta mbash nga xhaketa për të mos u gremisur në ato humnerat e fantazisë së tij të sëmurë. Ai na shkruaka këtu për 'Pashallarë të kuq', po cilët na qenkan ata? Anëtarët e Byrosë Politike? Sigurisht Ismaili ata kërkon të qëllojë me larghedhje. Nuk e di ç'i ka hipur në tru? Çfarë i kanë diktuar ustallarët që s'na duan. Ajo mendja e tij djallëzore, me sa duket punon për gjëra të mbrapshta. Prit kur t'ia shkrepë ndonjë ditë e të shkruajë edhe për 'Sulltanin e kuq'(!). Misioni që i ka vënë vetes, është i qartë si drita e diellit, por do ta pësojë, si gjithë ata që kanë dashur të na qëllojnë pas shpine. Hajde shkrimtar, hajde! Të gënjen mendja mor i shkretë. Ky është Kadareja ynë 'i shquar'. Ismaili i shqyer! Një armik i rrezikshëm i Partisë. Një tellall i kamufluar i borgjezisë. E kemi përkëdhelur pa doganë, por me këta "Pashallarët e kuq" durimi mori fund. Duhet ta vëmë në mengene e të jap llogari si Çeçua. Poema e tij është një akuzë e rëndë për udhëheqjen e Partisë, një trakt i zi, që bën thirrje për kryengritje. Një të tillë si "Pashallarët..." nuk kanë shkruar as ata që kemi shfarosur me kohë..."

Pastaj autori vazhdon: “Si tha këto, gati me një frymë, Hoxha heshti një moment, pastaj filloi sërish: "Çuditem me këtë Ramizin. Si i kalon kaq lehtë gjëra të tilla dhe m'i sjell mua në tryezë. Ç'kërkon Ramizi, që unë të firmos botimin e 'Pashallarëve të kuq'? Apo të urdhëroj ndëshkimin e Kadaresë?
Ramizi nuk shprehet as për njërën, as për tjetrën, por kur ta thërras dhe t'i shfaq mosaprovimin kategorik për botimin e poemës, ai, si ngaherë, do të shprehet: Dakord, shoku Enver, kështu mendova dhe unë, prandaj jua solla për ta lexuar!..."

Është dëshmi interesante. Veçse autori duhet ta bënte një sqarim, nëse i gjithë ky paragraf është një riprodhim i shkujdesur e i përafruar që ai i bën asaj bisede pas kaq vitesh, një riprodhim besnik bazuar në kujtesën e tij fenomenale apo në shënime që ka mbajtur menjëherë pas bisedës, apo një rikrijim I asaj bisede bazuar në thelbin, që atij, për arsye të kuptueshme, s’i ikën kurrë nga mendja. Është paragraph shumë i gjatë, dhe nëse autori do donte që të kishte peshën e një dëshmie historike, do duhej ta bënte këtë sqarim.

M.N.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Ndofta eshte ashtu siç shkruan Vahidi. Megjithate une dyshoj shume. "Pashallaret e kuq" ishte ravijezimi poetik dhe artistik i asaj qe vete Enver Hoxha bente ne praktike. Pra qe denonte shoket e vet te Byrose politike: Beqir Ballukun, Abdyl Kellezin, Kiço Theodhosin etj. Kadareja si shume i zellshem i shkonte pas avazit. Ai ne poemen e tij te famshme denon keta "pashallare" qe ne bodrumet e Komitetit Qendror te PPSH-se "kthenin permbys varret e deshmoreve". Vete Enveri duke zbritur shkallet e Komitetit Qendror me pishtar ne dore zbulonte keto veprime monstruoze - himnizonte Kadare diktatorin. Sherbim me te çmuar dhe justifikim me te mire per krimet e tij Enver Hoxha zor se gjente. Madje une kam degjuar se ne ate kohe kjo poeme qe bente thirrje per forcimin e vigjilences ndaj "armiqve te brendshem" ishte aq ekstremiste saqe edhe vete Enver Hoxhen e kishte tronditur. Pikerisht per shkak te militantizmit te saj te tejskajshem. Enveri e kishte futur ne ate kohe, pas vitit 1975, per pak kohe shpaten me te cilen priste kokat e shokeve ne myll. Prandaj nuk donte qe t'i permendnin prape prerje kokash ne Byrone Politike. Por ndofta Vahidi i di me mire keto pune.

Submitted by Ilir (not verified) on

Mustafa si nuk e kupton se keto qe pasqyron ne Respublika jane thjesht krahe-marrje te Ismail Kadares......Mos harro  se edhe autori qe shkruan keto rreshta ka qene i denuar ne kohen e Enverit, pra do te thote qe nuk eshte burim i besueshem dhe i shtyre nga Ismail Kadare.....Kurse per ty o Mustafa mos biere ne rrjeten e Ismailit si shume te tjere, nuk e kupton qe Ismail Kadare me keto veprime kerkon thjesht te fitoje ate te Mallkuar Cmim Nobel, por e di shume mire qe vepra e tij  i perket Sistemit Komunist, keto nuk i ha njeri, por vepron keshtu sepse deshmimtaret e asaj kohe si pro edhe kunder kane nderruar jete apo jane ne buze varri........dhe nuk ka kush ti mohoje apo pohoje........

Submitted by anonim (not verified) on

Vahid Lamja eshte nje fytyre me Ismail Kadarene.  Ku ishte ky deri dije, aman pse merreni me keta fantazma qe mesa shikojme sot si jane katandisur Enveri ka pasur te drejte qe ua kepuste koken.  Por edhe nje pyetje tjeter, sa vite burg apo sa u presekutua Ismaili?  Lere aman se u ka ardhur koha te tallen.

Submitted by Olti (not verified) on

Vertet deshmi interesante. Ndonese sic ndjen Katatakti me siper, Ismaili ndante pashallaret nga udheheqesi, e deri Ne Nje fare mase parashikonte shpaten e mprehur te Enverit per Byrone; nderkohe ndryshe nga Katarakti, Enveri ndjeu se shkrimtare si Kadareja do shkruanin per te si per Nje Sulltan dhe ndihesh i kercenuar!
Ismaili ja la kopilin Ne dere shume vjet me vone Ramizit kur kerkoi strehim politik ne France, Ramizit qe Enveri e shikonte si Nje te pavendosur, as mish as peshk! Cuditerisht Ramizi drejtoji tranzicionin Shqiptar me Nanon Ne te majte dhe Saliun Ne te djathte Ne Nje menyre qe Enveri do ja kishte zili! Fatkeqesisht e hengra Une por edhe ju shumica e lexuesve te Respublikas!
Kujtimet Kane vleren e tyre, shpesh unikale e ska kuptim te sulmojne ata qe kujtojne por ata qe harrojne!

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Qe Hoxha nuk duhet te kete qene fort i kenaqur me  poemen, kjo nuk ka diskutim. Por, duket qarte qe autori ka bere shume ekzagjerime ( pse jo dhe mashtrime) lidhur me reagimet e Hoxhes. Kur Hoxha donte qe dikush te perfundonte ne burg, ajo pune kishte mbaruar.  U be zakon, tash 22 vjet qe, cilido sherbetor i regjimit qe, per nje apo disa aresye, e pati pesuar prej tij ( shpesh here per faje te veta) na dalin tani e na paraqiten si " antikomuniste"  e " antihoxhiste". Ne ate kohe, Vahid Lame e shume te tjere si ai, te benin gjemen ne emer te Partise, Hoxhes apo komunizmit. Personalisht, ndiej neveri nga kjo kategori njerezish te pakarakter.

Submitted by aba alba (not verified) on

U mbars dhelpra me nje dibran dhe polli nje krutan - thone se thote populli. Ky quhet Vahid Lama. Kete te fundit nuk e thote populli por vete Lama me bemat e tij, edhe tani afer ngordhjes. Meriton titullin e larte "Zagar i Kombit".

Submitted by Relapso (not verified) on

O Mustafa, keto jane thjesht kujtime dhe jo "dokumente historike". Po me duket se ti nuk e ke hallin te autori i tyre, por te Kadareja, apo jo? Ah, Mustafa, Mustafa...

Submitted by lilars (not verified) on

Fati qe shpetoi Kadareja pa u denuar me rastin e poemthit "Pashallaret e kuq". Sipas mendimit tim, Kadare ne kete poem nuk e paraqet gjendjen reale te asaj kohe ne Shqiperi. Ai mundohet t'i paraqese burokratet si njerez qe deshirojne ta shkaterrojne shtetin,  por ne praktike dihet se mu ata kane qene me te prirur per te ruajtur shtetin, sepse duke ruajtur shtetin ata i ruanin edhe pozitat e tyre si shtrese e "privilegjuar" qe nuk punojne sa duhet, mbyllen ne zyra, dhe largohen nga masat e popullit. Ne shoqerine borgjeze, perkundrazi nuk ka burokrate sepse atje nuk mund te mbyllen njerezit neper zyra dhe ta djerrin kohen kot. Pastaj, nuk mund te ishte i vertete fakti se keta byrokrat i kishin pergjakur me gjak deri ne berryl krahet kur dihet mire se nga njerezit dembel nuk mund te pritej nje gje e tille. Tjeter gje, Kadare shihte vetem Enverin i cili e luftonte byrokratizmin, kurse te tjeret pas tij, por a nuk ishte Enveri i fundit i cili mund ta luftonte dhe duhej ta luftonte? Thjeshte, thjeshte, Kadare shpetoi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.