Ekspertët kanë gjetur dhjetë herë më shumë vota se sa i duhen LSI₋së për mandatin e Kukësit, sot pritet Kolegji të vendosë

Postuar në 26 Korrik, 2013 05:59

Në mbledhjen e parafundit të gjykatës u vendos që një ekspert i PD-së dhe një i LSI-së të analizonin videon e numërimit të votave në KZAZ-në 9, që i përket Tropojës, ku LSI-ja pretendon se koalicionit të PD-së i janë shtuar 155 vota, të cilat i kanë dhënë kësaj partie mandatin e tretë.

Në aktin e ekspertimit të ekspertit të LSI-së Ardian Pollo thuhet se “pamjet që përmbajnë regjistrimit filmike janë relativisht të qarta, të dukshme dhe koha e shfaqjes së tyre në monitor është rreth 3 sekonda. Me teknikën dhe mjetet që u përdorën në ekzaminimin e tyre shikohen qartë shenjat në fletët e votimit”. Sipas tij, pamjet filmike tregojnë qartësisht numrin e qendrës së votimit që po numërohet. Nga ana tjetër, eksperti i PD-së, Zamir Hoxha, thotë se gjatë procesit të numërimit herë pas here cilësia e videos ka qenë e dobët dhe në disa raste nuk kuptohet se cila qendër votimi po numërohet.

Kolegji Zgjedhor pritet të japë sot vendimin për çështjen e Kukësit, pasi dje ekspertët nuk kishin përgatitur numrin e nevojshëm të fotokopjeve të aktit të ekspertimit të pamjeve filmike.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

--Nga ana tjetër, eksperti i PD-së, Zamir Hoxha, thotë se gjatë procesit të numërimit herë pas here cilësia e videos ka qenë e dobët dhe në disa raste nuk kuptohet se cila qendër votimi po numërohet--

Me keto metoda shpetoi Ilir Meta...! Kesaj rralle nuk i ha kush me keto...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.