Egjipti në zgrip të luftës civile - Vëllazëria myslimane: Jemi gati të vdesim

Postuar në 05 Korrik, 2013 16:26

Spiralja e dhunës po bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërsa Vëllazëria Myslimane nuk duket të lëshojë pe.

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 318 të tjerë janë plagosur në aktet e dhunës ndërsa ushtria ka dalë në rrugët e Kajros me tanke.

Së shpejti pritet të shpallet zyrtarisht vendosja e shtetrrethimit. Zëra të pakonfirmuar sugjerojnë se forcat e armatosura do të shpërndajnë një komunikatë në të cilën mund të vendosin shtetrrethimin për të reduktuar dhunën në të gjithë vendin.

Populli i Morsit ka dalë në rrugët e Kajros, duke u përleshur me prostestuesit anti-Morsi njofton La Stampa. Molotovi dhe barrikadat tashmë janë realitet, ndërsa ushtria ka nxjerrë tanket. Presidenti Mansour ka shpërndarë parlamentin ndërsa Vëllazëria myslimane bërtet: Jemi gati të vdesim!

Sipas televizionit shtetëror egjiptian, kreu i ri i shtetit ka emëruar edhe shefin e ri të shërbimeve sekrete. Obama hesht akoma, ndërsa perëndimi e ka toleruar në heshtje grushtin e shtetit.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kush i del zot qeverisjes se nji vendi/populli duhet te jete i vetedijshem se merr pushtetin dhe e perdore kete pushtet per qeverisjen e vendit ne dobì te vendit dhe te popullit. Pra nuk mjafton te marrish pushtetin, por duhet edhe te dijsh ta qeverisish vendin. Ky rregull vlene per te gjitha vendet, Egjipt apo Shqipni qofte.

Ne qofte qeveritart nuk jane ne gjendje ta qeverisin vendin, atehere populli e rrezon qeverine, siç po ndodhe ne Egjipt. Qeveria egjiptiane e Vllezerve Musliman NUK KAN DIJTE TA QEVERISIN VENDIN: Populli ka mbete ne fukarallek me nji ekonomi pertoke, jasht konkurences botnor edhe ne nji gjendje te vajtueshme, prandej me mijra egjiptian protestuen per disa dite me rralle ne sheshin Tahrir derisa ushtria i mbeshteti protestat popullore.

Nuk qeverisen vendet sot ne vitin 2013 me ligjet mesjetar te shekullit te VII. Keto ligje bahen pengese per zhvillimin e vendeve ku ato zbatohen.

"Vox Populi, vox Dei" = "Zani i Popullit, asht zani i Zotit".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.