Egjipti, në prag të vendimit për njohjen e Kosovës

Postuar në 14 Maj, 2013 12:08

Egjipti është në prag të marrjes së vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës, ka konfirmuar gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, kryetari i Këshillit Egjiptian për Çështje të Jashtme, Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker. “Besoj që shumë shpejt madje në çdo moment pritet njohja e Kosovës nga Egjipti”, ka deklaruar Shaker - raporton radio amerikane Europa e Lirë.
Ambasadori egjiptian ka thënë po ashtu se pas njohjes së Egjiptit pritet të ketë lëvizje në këtë drejtim. “Jemi të bindur që njohjet nga shtetet islame do të vijnë ngaqë shumica prej tyre e konsiderojnë Kosovën si një vend me shumicë islame. Por, kjo, mbase është çështje kohe. Besojmë se pas njohjes nga Egjipti do të vijojnë edhe njohje të tjera nga vendet afrikane, arabe e islame”, është shprehur Mohamed Shaker.
Njohja nga Egjipti, në Prishtinë konsiderohet si një kthesë në procesin e krijimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Egjipti konsiderohet një nga shtetit me më shumë ndikim në botën arabe dhe islame. a.n.

Comments

Submitted by Doku (not verified) on

<p>Keta e vrasin shume mendjen se a po i njeh Egjipti apo Guine Bisau. Ne Proshtine ka ambasade amerikane, kaq mjafton.</p><p>Te lish tere&nbsp; temena ketyre tahlebaneve, eshte pa vlere.</p>

Submitted by Milanp (not verified) on

<p>Pervec faktit qe je injorant nga diplomacia ke dhe nje injorance tjeter qe nuk te falet. Akoma nuk di te shkruash gjuhen tende(Shqipen).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.