Egjipti bie në qetësi: Morsi është President

Postuar në 24 Qershor, 2012 14:53

President i Egjiptit është Muhamet Morsi, kandidati i Vëllezërve myslimanë. Ka fituar gati 52% të votave, dhe Komisioni qëndror Zgjedhor e ka bërë publik këtë rezultat, duke i dhënë fund një tensioni të frikshëm që vërtitej në ajër. Sheshi Tahrir, skena ku prej një viti e gjysmë po luhet pareshtur teatri politik egjiptian, u pushtua dhe njëherë nga turmat entuziaste.

Të gjithë rezervohen për të dhënë konsiderata lidhur me Morsi-n, por një gjë nuk ka diskutim: ai është i zgjedhur në mënyrë demokratike. Po gëzojnë egjiptianët për këtë fakt, po lëshojnë sinjale përshëndetëse dhe të tjerë, madje dhe Izraeli, por po gëzojnë dhe në rripin e Gazës, ashtu siç po gëzojnë dhe njerëzit e Hamasit. Kanë arsye të gëzojnë dhe kosovarët pasi, sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme, Morsi ka premtuar se do të njohë Kosovën sapo të zgjidhet President. Nëse është kështu, kemi të bëjmë me një zhvillim interesant të pritshëm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

<p>rehat? vetem rehat nuk ka rene. por shyqyr, se po na mbaronin lufterat. dhe lufterat duhen sepse prishin ekuilibrat e krijuar me pare dhe krijojne mundesi te reja per interesa dhe fitime. ah sikur ta kuptonte edhe ky Edi yne kete gje.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Muhamet Morsi, kandidati-president i Vëllezërve myslimanë, asht nji islamist, qe ka si program ndryshimin e kushtetutes se Egjiptit duke vendose ligjet e sheriatit.&nbsp;Nuk merret vesht a asht hap para apo hap mbrapa.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.