Efekti ‘Campbell’ po ndihet: Rama takon në Londër ish kryeministrin britanik Tony Blair

Postuar në 14 Maj, 2013 08:09

Rama ka shkruar një tweet që pritej: “Një takim i shkëlqyer me ish kryeministrin britanik Tony Blair! Ramë dakord që pas 23 qershorit, ai dhe ekipi i tij do punojnë me ne për mirëqeverisjen”. Këtë frazë e ka shoqëruar me metaforën grafike të buzëqeshjes, dmth J. Dhe pastaj shkruante: Fantastike!

Pak më sipër thamë se pritej. Pse? Qysh nga momenti që Alastair Campbell, këshilltari i famshëm i Blair-it (aq i famshëm sa thonë se nuk dihet deri në ç’masë vendimet e Blair-it janë tamam të Blair-it; në një masë të madhe janë edhe të Campbell-it) pranoi të bëhej këshilltari i Ramës, priteshin takime mes “krye laburistit” të Tiranës dhe krerëve të laburizmit britanik.

Re.Pu.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p><p>Dmth ekuivalenti i Podestave eshte Blair ???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.