Edhe në Maqedoni “frikë” nga Aleanca Kuq-e-Zi. Topi nuk u bë kryetar i Aleancës se nuk miratoi konsullatën në Manastir?

Postuar në 05 Nëntor, 2012 10:17

Me titullin “Agimi Kuq e Zi do të ndriçojë në Manastir”, edhe një nga gazetat më të mëdha në Maqedoni, “Dnevnik” (“Дневник“), shpreh frikë ndak lëvizjes Kuqezi. Dnevnik e nis shkrimin me faktin që më 25 nëntor Aleanca Kuq e Zi (që gazeta e quan partia nacionaliste ekstremiste nga Shqiperia) do të festojë në Manastir diten e flamurit shqiptar dhe 100 vjetorin e Pavarësisë, për të theksuar rëndësinë e këtij qyteti për shqiptarizmën, nderlidhur kjo me krijimin e alfabetit.

"Dnevnik" shkruan se Aleanca ka propozuar që Shqipëria të hapë aty konsullatë, “një propozim që ish presidenti Bamir Topi, nuk e realizoi asnjëherë dhe për shkak të këtij konflikti ka refuzuar dhe të jetë në krye të Aleancës”.

Pasi e konsideron Aleancën se ka mundësi që lehtësisht të shndrrohet në një kopje të Agimit të Artë grek, pasi të dyja përpiqen për shtete të pastra etnike, Dnevnik ngre shqetësimin se “ndryshe nga ç’pritej që kuqezinjtë e Spahiut do ishin një meteor që do zhdukej shumë shpejt, duket se analizat fillestare për Kuq e zinjte e Kreshnik spahiut ranë në ujë, pasi ata po kalojnë çdo parashikim”. Më tej, Dnevnik thotë se “lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca janë e njëjta gjë.”

Burimet që Dnevnkik nuk i tregon (ndryshe nga Proto Thema greke që citonte Vangjel Dulen) por bëjnë përpjekje që “sa më shumë parti të futen në platformën e tyre shqiptaromadhe”.

Pyetja që lind pasi e lexon, është, si mundet që gazetat fqinje kanë akses në informacione që ne këtu brenda nuk i kemi? k.c.

Comments

Submitted by aba alba (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Prit pa piqesh o ResPublika!</p>

Submitted by Histori e vjeter (not verified) on

<p>&quot;Pyetja që lind pasi e lexon, është, si mundet që gazetat fqinje kanë akses në informacione që ne këtu brenda nuk i kemi? <em>&quot;</em></p><p><em>Brockulla,e kane bere zakon trillimin...&quot;maqedonasit&quot; e lashte qe prej 1991...</em></p>

Submitted by bergo (not verified) on

<p>Janë gënjeshtrat e mediave maqedone, sikur rastet e mijra vajzave nga Shqipëria që martoheshin me pleq maqedon në shkëmbim të bagëtive. Këto lajme bëjnë sencacion në Maqedoni sikur diçka e madhe po lëvizën në Shqipëri me AK.&nbsp; Kush e njeh sadopak politikën në Shqipëri nuk mund të marri për bazë budallallëqet e maqedonve.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.