Edhe Eduardi ia ka parë hajrin politikës

Postuar në 14 Korrik, 2012 02:41

Një apartament 65 m2 i ndërtuar përpara vitit 1990, një autoveturë dhe 33 përqind e një toke bujqësore në një fshat të Korçës e përfituar me 7501. Kjo ka qenë pasuria e qytetarit Eduard Halimi përpara se të bëhej politikani Eduard Halimi.

Gazeta “Shqip” në numrin e sotëm ka analizuar deklaratat e pasurisë së ministrit aktual të drejtësisë dhe aty del se pas 6 vitesh në politikë Halimi mund të konsiderohet tashmë një shqiptar i pasur.

Ish-gjyqtari i Gramshit, i kandiduar nga PD në Durrës në 2009, sipas raportimit të Shqip, tashmë disponon një mori pasurish të paluajtshme që nisin nga zyra me sipërfaqe 118 m2 në Bulevardin kryesor të Tiranës deri te apartamenti i banimit po në Tiranë prej 140 m2, një apartament në Durrës 68 m2, truall në Mullet 1100 m2, garazh 15 mijë euro, e po kështu ai deklaron se në vitin 2011, kohë në të cilën është emëruar si Ministër i Drejtësisë ka blerë një automjet Benz me vlerë 42 mijë euro. Pastaj renditen një seri transaksionesh dhe lëvizje pasurish të patundshme të gjitha në shifra me shumë zero nga pas. Ka ruajtur të pashitur edhe tokën bujqësore në Korçë.

Do ishte mirë që ILDKP përveç njoftimeve për gjobitjet me 25 mijë lekësha të atyre që harrojnë të dorëzojnë në kohë deklarimet e pasurive të sqaronte publikun hollësisht për raportime të tilla. (A.N.)

Në foto: Topalli dhe Halimi, duke hyrë në premierën e dokumentarit, "2 Korrik 1990" të gazetarit Blendi Fevziu, në kinema Millenium

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>Politika, jo si profesion por si kategori biznesi, për nga të ardhurat vjetore që sjell, vjen fill pas gjyqtarve, prokurorve dhe avokatve. Por, ndërsa në këto që kryesojnë, shkak është kryerja e një krimi që vjen nëpërmjet vjedhjes (duke përdhosur ligjet), te politika vjen përmes beneficeve që vijnë në formën e mitmarrjes, për ndërhyrjen në nderet që bën. Në të dy rastet, është shumë e vështirë t&#39;i kapësh, duke ua provuar.&nbsp; Nëse një gazetar, i cili e ka fare të lehtë të provojë mospërputhjen e të ardhurave mes pagës dhe pasurive, orvatet të përmendë ndonjë emër gjyqtari ose prokurori, dërgimi i tij në burg është i sigurtë nga aleanca gjyqtar-prokuror.</p><p>Po u fut shtypi në pasuritë e politikanve, mullari i të pëgërave që do zbulojnë, do kutërbojë 100 vjetorin e shtetit të pavarur. Mund ta bëjnë, ndonëse kërkon pak guxim, ndonëse do ndeshet me kushërinj dhurues në amerikë, me kosovarë dhurues, me gjyshër dhurues. Vetëm në biografitë pasurore të gazetarve të varfër do ndeshen divanët mitikë të komunizmit, me llastiqe kamardaresh, që u lanë trashëgim baballarët dhe ende i kanë në përdorim.</p>

Submitted by Klea (not verified) on

<p>Shyqyr qe kemi Edi Ramen qe banon ne apartament me qira dhe ka vetem 3 mije euro pasuri.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Te gjithe drogaxhinjve, te gjithe pd-isteve, bathorexhinjve, te gjithe krimineleve apo rrugaçeve nuk ju pelqen qe te dalin ne pah te berat e Eduard Halimit me shoke. Jane pasuri e paluajtshme, tashme, te gjithe sahanlepiresit e SB-se. Ata jane hipotekuar tashme me ndihmen e pakursyer te te kriminuarit te perjetshem Ilir Meta. Ju njerez qe shkruani dhe i mbroni keta kriminele te hipotekuar, jeni sahanlepires dhe batakqinj qe se keni shoqin. Mos valle edhe bemat e Dhori Kules ju duken te pa verteta? A u be Dh. Kule i pasur pasi lepiu ne sahanet e atij qe kishte lepire ne sahanet e Enverit per 30 vjet? Hapini syte o qorra se do te vije nje kohe qe, edhe miu te ju nuk do te kete ç&#39;ka te haje pas darke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.