E kam lidhur fatin tim politik me këtë rezolutë - thotë Idrizi

Postuar në 22 Mars, 2013 12:17

Kreu i PDIU-së thotë se është i bindur se rezoluta çame do të kalojë në Kuvend. Në një intervistë për “Bugajski Hour”, Idrizi tha se e ka marrë nja premtim të tillë nga dy partitë e mëdha. Ai u shpreh se nëse rezoluta nuk miratohet, do të japë dorëheqjen.  “Pa dyshim përpara zgjedhjeve, do ta quaja totalisht të paarsyetuar qëndrimin e dy partive kryesore politike nëse do ta shtynin për në kalendat greke, dhe siç është lënë dhe dakord, të mos bëhej brenda kësaj legjislature. Unë personalisht e kam lidhur fatin tim politik me këtë rezolutë, duke thënë që nëse rezoluta nuk miratohet unë do të japë dorëheqjen”, tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.

Përsa u përket aleancave zgjedhore në përballjen e 23 qershorit, ai tha se kjo së pari do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë socialistët dhe demokratët ndaj rezolutës, e cila kërkon  që shqiptarëve të Çamërisë t’u njihen të drejtat pronësore në Greqi.

“Çdo forcë politike që nuk do ta mbështesë këtë rezolutë absolutisht nuk do të afrohej që të kërkonte mbështetje apo bashkëpunim me ne. Por duke qenë i bindur që të dy krahët do ta votojnë këtë p/rezolutë ne jemi duke eksploruar në të gjithë spektrin politik duke analizuar të gjithë ata faktorë që do ta përkthenin votën tonë më mirë në mandate politike”, tha Idrizi. Re.Pu.

 

FOTO LSA: Berisha, gjate nje takimi me aleatet e tij, kryetarin e LSI Ilir Meta, kryetarin e PR Fatmir Mediu dhe kryetarin e PDIU Shpetim Idrizi (maj 2012)

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.