Dy njerëz njeh historia e Shqipërisë që janë arratisur: Ahmet Zogu dhe Fatos Nano - thotë Dritëro Agolli

Postuar në 06 Mars, 2013 07:23

Në një intervistë në të përditshmen DITA me gazetarin Xhevdet Shehu, Dritëro Agolli pyetet ndër të tjera për rishikimin e teksteve të historisë dhe përgjigjet: “Rishikimi i historisë... Dakord, duhet bërë, por jo të ndryshojë duke e redaktuar. Nuk redaktohet dokumenti historik. Nuk redaktohen dot ngjarjet që kanë ndodhur. Për shembull, rinia është si një libër që njeriu e shkruan vetëm një herë. Nuk e shkruan dot rininë për së dyti. Iku, u arratis Ahmet Zogu. Si të themi ne sot, që nuk u arratis Zogu? Po ky është fakt dhe këtë fakt e dinë të gjithë. Ka dokumente për këtë. Këto dokumente e këto fakte nuk i redakton dot… Iku dhe Fatos Nanua shumë vite më vonë, në 98-ën. Unë e kam thënë në një mbledhje në Partinë Socialiste, në prani të Fatosit: Dy njerëz njeh historia e Shqipërisë që janë arratisur: Ahmet Zogu dhe Fatos Nano. U vjen mirë apo nuk u vjen mirë disave nga këto fakte, kjo është tjetër punë… »

Kur pyetet për situatën e sotme politike, Agolli i thotë intervistuesit: «Ju doni të dini mendimin tim për politikën e ditës, për ngjarjet, por mendoj se ka të tjerë që i dinë më mirë ato. Unë jam tërhequr tani. Por, mund të merrni e të botoni fabulën “Kali dhe gomari…” Dhe gazeta risjell fabulën në fjalë, të shkruar në 1984:

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,

gomari para, pas gomarit kali.

Të dy ngarkuar me thasë mirë,

nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,

ndaj kalit vitheve me shkop i binte.

Por kali më në fund durimin humbi,

e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

Hej, mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,

ti para meje pse ma nxirr gomarin?

E nga të vete s'di fare unë i ngrati,

kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,

dhe rrih pastaj gomarin sa të duash

Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,

Përpara nxjerrin veç gomarë.

Comments

Submitted by Agon (not verified) on

Njeri ja mbathi dhe nuk vrau(Zogu)

Tjetri ja mbathi dhe nuk vrau (Nano)

I fundit nuk ja mbathi por vrau (Berisha)

Dy te paret duhet te kishin vrare, i pari sepse ishin pushtues, i dyti sepse "protestuesit"hyne ne kryeministri me tank dhe me kundratank

I treti vrau kur e dime te gjithe se cduhet te bente.

Epitetet qe mund tju vendos ne varesi te ketyre me siper si vijojne:

Zogu-Tradhetar

Nano-Dhiaks

Berisha-Kriminel

****Ndryshuar nga redaksia****

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Na ishte njehere ... nje DRITERO AGOLLI !!!

Submitted by Hithri (not verified) on

Me kete standart, Driteroi duhet te kishte shtuar dhe emrin e shokut te tij, Kadarese ne kete liste.

Submitted by Shpetoni Driter... (not verified) on

Mos e lini te flase me tej!

Foli nen diktature dhe, pas saj, nuk kerkoi te retushohej.

Per kete e nderojme, por kjo s'do te thote se kishte te drejte!

E nderuam qe nuk kerkoi te shtirej, si Ai Tjetri, Gjitoni!

Tani, Driteroi duhet ndihmuar: te detyrohet te hesht!!!

Jo me force, me dashuri, por duhet shpetuar Driteroi qe kemi dashur...

Ndryshe, do na duhet te besojme qe s'ka qene kurre...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.