Duket PS-ja e ka marrë seriozisht metaforën e Mustafa Nanos për qelbësirat kundër Saliut - i shkruajnë Berishës vëllezërit Shyti

Postuar në 05 Mars, 2013 07:52

“Listës së kandidatëve të PS për deputetë do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, që sundon mbi z. Rama” – lexoi para dy ditësh zëdhënësja e Berishës (në foto). Fjalia ka kaluar pa shumë vëmendje nga mediat, por është e disata herë që Berisha ripërmend termin “Hakmarrje për Drejtësi” që lidhet më së shumti me gjykimin e vëllezërve Shyti. Dhe këta të fundit i janë përgjigjur sërish me një letër në agjensinë e lajmeve AMA, ku ndër të tjera lexohet:

"...Deri më 12 shkurt të vitit 2003, ne e kemi parë Sollakun si nëpunës të shtetit. I jemi drejtuar në tre-katër raste me kërkesa të shkruara që ta zgjidhte problemin tonë sipas ligjit. Në datën e përmendur gjykata deklaroi se nuk kishim krijuar organizatë kriminale dhe nuk kishim kryer asnjë nga dhjetëra krimet që na kishte atribuuar Saliu më 16 tetor 1996. Fill pas shpalljes së vendimit, Sali Berisha deklaroi se ne ishim fajtorë, por gjyqtarët na e dhanë pafajësinë se ishin edhe ata anëtarë të “Hakmarrjes”. Pa u shuar jehona e klithmës së Saliut doli para mediave Theodhoriu, shërbëtori i tij i hershëm dhe tha se gjyqtarët e kishin dhënë vendimin nën presion, të frikësuar prej nesh. I dhanë përgjigje publike gjyqtarët, iu përgjigjëm edhe ne. Nën presionin e Saliut dhe shërbëtorit të tij Dhori Sollaku, në kundërshtim me ligjin, me pretekstin se do bëheshin hetime të reja vendimi i gjykatës u prish. Ndodhi që disa muaj më vonë u vra shoferi i familjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Ngjarja qe fare rastësore dhe shkaqet banale. Kështu deklaroi në mënyrë të përsëritur edhe vetë Sollaku dy ditët e para që pasuan ngjarjen. Ngjarjen fatkeqe e shfrytëzoi Sali Berisha për të akuzuar krijesën e tij “Hakmarrjen” dhe për t’i dhënë vlera shërbëtorit të tij, Dhorit..."

Më pas letra thotë për PS-në: "...Ne nuk e dimë se çfarë vlerash pa PS-ja tek Dhori Sollaku që e përfshiu në strukturat e saj drejtuese. Kur e morëm vesh nuk na erdhi mirë, por e kaluam duke thënë: duket PS-ja e ka marrë seriozisht shprehjen metaforike të Mustafa Nanos për bashkimin e gjithë qelbësirave kundër Saliut. As tani nuk kemi ndërmend të shprehim mendim për mesazhin që u përcillet votuesve kur partitë përfshijnë në strukturat e tyre njerëz pa dinjitet, që kanë shkelur ligjet për t’i shërbyer Sali Berishës....” A.N.

Deklarata e PD:

http://www.panorama.com.al/2013/03/04/pd-rama-dhe-celibashki...

Përgjigja:

http://www.ama-news.al/2013/03/saliu-hakmarrja-dhe-theodhoriu/

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Eshte tregues negativ per PS-ne ne qofte se e kandidon Dhori Sallakun, i cili,pas Sali berishes, eshte personi qe iu ka me shume borxh atyre dy vellezerve, dhe jo vetem atyre. Jam i sigurt se Edi Rama nuk e njeh Sallakun, por nevoitet qe dikush nga " te vjetrit " e PS-se  t'i tregoje " biografine " e Dhorit. Sallaku eshte jurist i mire por nuk ka vlera  personale, prandaj nuk duhet te jete deputet.

Submitted by Bard (not verified) on

Po ka nje arsye te forte perse PS po i'a ve veshin me zell postulatit te M.Nanos: Qelbesirat, ndryshe nga njerezit me njefare integriteti, kane tarafe, kane bere ndere, kane leke, dhe te treja keto jane kombinim i forte kunder Kryeqelbesires, te cilen duam ta shporrim me 23 Qershor. Nuk e di ne ç'kontekst dhe me ç'justifikim moral Mustafa Nano e ka bere kete propozim, por ne ç'do rast, kjo eshte hera e pare kur politika ua ve veshin keshillave  te shoqerise civile(inkurajuese apo jo?) Sic duket, kemi arritur ne piken ku politika nuk ka me se ta laje mootin ne te cilen vegjeton prej vitesh, dhe ka gjetur nje zgjidhje gjeniale: Te perdore urinen per te shpelare pisllekun qe na ka perfshire te gjitheve. Une kam nje keshille paraelektorale per PS dhe kryetarin e saj, qe shkon ne nje linje me sugjerimet e Nanos: Te mos lere asnje pike te shkoje dem(te mblidhen te gjithe sollaket ku jane e ku s'jane, se fekalja qe eshte per tu shpelare eshte e madhe). Pas gjithe ketij katarsisi(qe ndryshe nga sa mendojne mendjet e liga, eshte Rilindje mirefilli), i vetmi shqetesim qe ngelet eshte si te largojme prej jeteve tona duhmen e amoniakut...

Submitted by Dritan (not verified) on

Mos u shqetesoni, te gjitha keto jane pregatitjet per fitoren e PS ne 23 qershor.

Fillimisht duhet shporrur diktatori, pastaj fillon pastrimi brenda llojit, avash avash. Te mos harrojme qe gjerat ne Shqiperi i kane rrenjet shume te thella, 99% e politikaneve kane futur duart ne mut, dhe secili ka ngrene nga pak per mungese morali.

Submitted by Albi (not verified) on

Kjo qe po ndodh me listat eshte degjenerimi perfundimtar i demokracise shqiptare.

Mbase duhet te shkonte deri ne kete pike lufta per pushtet, mbase duhet qe kryetaret te amendonin kushtetuten brenda nates per te cimentuar pozitat e tyre te perjetshme, qe njerezit vertet te kuptonin qe ne kemi ndertuar nje sistem politik autoritar. Dhe e kemi ndertuar me ligj, e jo sic themi shpesh me ligje te mira po me pamundesi per ti zbatuar. Pa u cmontuar ky sistem nuk ka as rilindje e as lesh as presh. Duhen ribere dhe njehere nga fillmi checks-and-balances.

Submitted by Anonimi (not verified) on

E loxova te plote shkrimin e ketyre Shyteve. Nje vit me pare pata lexuar librin e tyre. Eshte kryer nje krim i shemtuar ndaj tyre dhe me pasoja te renda per drejtesine. Libri nuk ka ndonje nivel letrare per ta lakmuar, por eshte i mbushur me fakte qe nuk i kundershton dot. Faktet e krijimit te provave falco dhe manovrat te pershkruara ne liber jane si te bera nga e njejta dore me ato qe pame ne procesin e ngjarjes se 21 janarit, megjithese sensi eshte i kundert.

Komentet qe jane bere tek siti ( shkrimi i plote) per ish-prokurorin e pergjithshem jane te besueshme. Eshte shume me vend ajo cka konstaton komentuesi me siper, qelbesirat nuk jetojne dot ne qofte se nuk kane krijuar tarafe me ndere. Autoret e shkrimit e mbyllnin me nje shpreje vajtuese per opoziten, perdornin metaforen e kepuces se lagur.

Pse i duhen opozites figura te diskreditura? Si do qeverisesh ndryshe kur qeverisesit qe po na ofron jane te provuar se nuk jane sherbetor te shtetit (te ligjit)?

Submitted by alban (not verified) on

Turp per PS nese vendos kandidat per deputet si Theodhori Sollaku. Sa here permended emri i tij njerezve u vijne ndermend batutat e Mero Bazes tek rubrika satirike Antena qe nga koha kur ishte keshilltar ligjor i presidentit Berisha. E cfare vlere morale sjell tek majtistet progresistet Sollaku deputet?! Pergjigjen e di vetem Edi Rama.

Submitted by dritan (not verified) on

Nuk e di kush jane komentuesit me lart por te mbrosh njerez qe kane vrare per para si keta 2 qelbesirat tregon vetem primitivizem te shkalles me ekstreme ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.