Duhet të bëjë fushatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha?

Postuar në 13 Maj, 2013 13:45

Kryetarët e bashkive nuk do duhej të merrnin pjesë në fushatat e zgjedhjeve parlamentare (duke përjashtuar kontributin në planin administrativ që ua kërkon ligji). Por Lul Bashës i kishin ngarkuar të hapte tubimin e sotëm, që përuron fushatën elektorale për demokratët (tubi ëhstë duke u zhvilluar në këto momente). Dhe Basha e hapi në stil sektar dhe me mesazhe të thjeshta e të qarta. Ja një pjesë e fjalës së tij: “Kur deklarova kandidimin, thashë se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kisha uruar gjatë kësaj kohe që të kisha të drejtë. Por çfarë mund të them sot kur ai bllokoi integrimin evropian? Por çfarë është dikush që i mohon vendit ecjen përpara, i mohon zhvillimin? Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë.”

Gazeta Dita (nga është marrë pasazhi i mësipërm) kish marrë për titull të lajmit të vet mesazhin e nënkuptuar të fjalës së Bashës: Edi Rama është armiku ynë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po si nuk ka te drejte te beje fushate,po kur ishte Rama per 7 vjet qe bente fushate kishte ndonje gje qe nuk shkonte?

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

OOuuuuuu po ai krietari i vlores nuk beri fushate?????????????? a more komuniste te pandreqshem!!!!!!!!!!1

Submitted by ervin (not verified) on

Po cfare ka te pavertete ne ato qe deklaron Basha? Asgje. Nje lider politik qe perdor bllokimin e integrimit per interesa te paster politike, qe perdor politikisht vrasjet e 4 fakireve e pas stuhise shkon e ja kercet me ngjala, qe propozon takse progresive per fukarenjte dhe mbush listat e veta me elefante te biznesit shqiptar(!!!) ne dem te njerezve me megakontribute ne partine qe ky kokebosh drejton, ky mund te jete sofist, pragmatist, kodosh politik, i gjate 1.95m etj, etj por mik i popullit dhe i elektoratit te vet kurresesi.

Submitted by IH (not verified) on

Pse në 2009 nuk ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës që jo vetëm hapte fushatën, por edhe e udhëhiqte atë?! Krytarët e bashkive janë njerëz politik. Edhe Gjika hapi fushatën në Vlorë për PS ku prezantoj kandidatët, por kjo gjë nuk u komentua si shkelje ligje.

Submitted by Tiku (not verified) on

rri urtë ti se m duket je dhe antar i PS... shiko se do të të etiketojnë si berishtist

Submitted by Leonardo (not verified) on

Këta janë vërtet një bandë ordinere dhe më 23 qershorë duhet ti hedhim në koshin e plerave se atie e kanë vëndin dhe të gjithë të djathtët e ndershëm të votojnë FRD që më në fundë të kemi një të djathtë Europiane

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Ne nje faqe opozitare siç eshte "respublica" qellon shpesh te shohesh reagime prej personave qe jane afer rregjimit dhe qe ngjajne me nje invazion karkalecash te uritur per tu futur ne kopshtin e komshiut (qe eshte gjithmone me  jeshil se oborri mediatik i tyre) .....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.