Duel në distancë mes Tom Doshit e Berishës (Junior)

Postuar në 30 Maj, 2013 12:54

Tom Doshi, që nuk është shquar për profil të lartë e të bujshëm publik, ka nxjerrë shpatën nga milli, dhe ka sulmuar si asnjëherë tjetër. Ka sulmuar Berishën, duke e quajtur punëmarrës të të birit. “Ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr koncesionet, ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr tokat në bregdet”, tha Doshi pastaj në një takim në qarkun e vet elektoral, ku ish i pranishëm dhe Edi Rama.

Por me të birin e kryeministrit, që ai e quan Zeni, nuk mbaron këtu: “Sa herë Zeni kishte nevojë për lekë, qeveria bllokonte Rezart Taçin dhe ai shkonte e paguante gjobën tek Shkëlzeni”. Ndërsa për Topallin tha: “Ndërkohë që Shkodra përmbytet, ajo ngre vila”.

Ka reaguar i biri i kryeministrit pas kësaj, dhe bëri me dije se ai i ka fituar të gjitha gjyqet me kundërshtarët e tij. Më tej vijon deklarata që në stil e në fraza u ngjan shumë deklaratave të të atit: “Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës tetëvjeçare. Shqiptarët kuptuan sot cila është rilindja e Edi Ramës. Një rilindje që për orator ka doshët, kokëdhimët dhe skenarist Edi Boshin”.

E pastaj i drejtohet Ramës: “Duke ia lënë përballjen me shpifjet drejtësisë, e ftoj Mr. 20 përqindëshin që së bashku me premtimin për t’i falur gjobat bizneseve të Koçove dhe Doshëve, të mbajë premtimin për t’i shpjeguar opinionit se me çfarë parash është ndërtuar pallati pesëkatësh i gruas së tij në sheshin mes pallateve, apartamentet e shumta në emër të saj, si dhe sarajet e tij qindra- mijëra euro në malin e Dajtit”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bari (not verified) on

Per Tom Doshin e paska pasur llafin Rama, kur na tregonte, se taksisti i tij ka master dhe doktorature?

Submitted by dritan (not verified) on

Te shfaqesh ne krah te Tom Doshit, te jesh i detyruar te degjosh fjalimet e tij dhe fill pas te flasesh per Rilindje eshte thjesht GROTESKE

Submitted by Zapbone (not verified) on

“Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës tetëvjeçare. Shqiptarët kuptuan sot cila është rilindja e Edi Ramës. Një rilindje që për orator ka doshët, kokëdhimët dhe skenarist Edi Boshin”.

100% te drejte i jap.

Submitted by Shkodra reflekton (not verified) on

Dje nga Shkoda Z Doshi akuzoi pa asnje delikatese apo diplomaci Berishen dhe Zhozin! Me te vertete ai nuk eshte ndonje orator i rralle por ju pergjigj me te njejten gjuhe lidereve "te ndershem" te PD qe kontrollojne Shkodren prej me shume se 20 vitesh! I lumte per kurajon qe shperndan ne nje ambjent ku barcaletat dhe bejtet tregohen ne tavolina te ngushta, me tkujtu kohen e xhaxhit!

Submitted by Shkodra reflekton (not verified) on

Dje nga Shkoda Z Doshi akuzoi pa asnje delikatese apo diplomaci Berishen dhe Zhozin! Me te vertete ai nuk eshte ndonje orator i rralle por ju pergjigj me te njejten gjuhe lidereve "te ndershem" te PD qe kontrollojne Shkodren prej me shume se 20 vitesh! I lumte per kurajon qe shperndan ne nje ambjent ku barcaletat dhe bejtet tregohen ne tavolina te ngushta, me tkujtu kohen e xhaxhit!

Submitted by burbuqja (not verified) on

Ky eshte llumi i politikes shqiptare; i biri i doktorit qe merret me trafik armesh e me "Gerdec", me gjoba per Rezartin und so weiter, me Tom Doshin qe vendos ne listen e deputetve te qarkut Lezhe tre banditë  prej verteti....!

I madhi Konica, po te ishte gjalle, do te thoshte perseri: "Shqiperi te kam dhjere"...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.