Duarbosh në Athinë - Merkel nuk lëshon pe

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:15

Për herë të parë që prej shpërthimit të krizës financiare kancelarja gjermane Angela Merkel shkon nesër në Athinë. Do jetë një mision i blinduar. 7000 policë nga të gjitha pjesët e vendit do të shkojnë në kryeqytetin grek të sigurojnë kancelaren gjermane që me gjasa është njeriu më i padëshiruar në një popullsi ku zien zemërimi për kursimet e mëdha për të cilat fajtore bëhet pikërisht Gjermania. Sindikata më e madhe e vendit, ka njoftuar një demostratë të madhe anti-Merkel në qendër të Athinës, ndërkohë që flamuri gjerman dhe ai i BE-së janë djegur sot publikisht në rrugët e kryeqytetit grek.
Merkel do të zhvillojë në Athinë këshillime se si mund të pengohet falimentimi që rrezikon Greqinë. Athina nuk duhet të shpresojë në marrjen e ndihmave të tjera financiare, tha prerë qeveria gjermane. "Greqia ka rënë në gjendje jashtëzakonisht të vështirë ekonomike dhe financiare për shkak të disa dështimeve që ka pasur vitet e kaluara", tha ministri gjerman i Financave ëolfgang Schäuble për emisionin televiziv "Berlin direkt", të kanalit televiziv ZDF. "Ata që u thonë grekëve se fajin për këtë gjendje e ka qeveria gjermane ose Evropa, ata gënjejnë," theksoi Schäuble dhe i dha një refuzim të qartë shpresave greke për ndihma të reja financiare, që lindën në kuadër të kësaj vizite të kancelares Angela Merkel këtë të martë në Greqi.
"Kancelarja gjermane nuk shkon në Greqi për të dhënë ndihma të reja financiare, theksoi ministri gjerman i Financave. Kjo është kryesorja, pjesa tjetër është pak fantazi," theksoi Schäuble. Ekonomia greke është tkurrur që nga viti 2008 me një të pestën.

 

*Për shënimin u përdorën informacione nga radio gjermane Deutsche Welle

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.