Dritan Prifti është i sigurtë: Meta pas zgjedhjeve kalon me Berishën

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:13

Dritan Prifti që kandidon si i pavarur në qarkun e Fierit ka qenë mbrëmë më programin e Ilva Tares, dhe aty ka folur për aleancën Rama-Meta, e cila, sipas tij, është ngritur dhe mbi kushtin që Meta i ka vënë të parit të socialistëve. “Nuk dua që Dritan Prifti të jetë në listën e PS-së”, pretendon Prifti se Meta i ka kërkuar Ramës. Dhe Rama ka rënë dakord, thotë ai.

Dhe më poshtë lëshoi një të fortë. “Meta vazhdon të jetë aleat me Sali Berishën”, tha ai. Dhe vijoi: “Nuk është i rastësishëm debati se kush do të jetë kryeministër. Është parapërgatitje që mbas zgjedhjeve Meta t’i thotë Ramës që nuk e bën dot qeverinë pa mua dhe unë dua të bëhem kryeministër. Në momentin që Rama nuk do të pranojë, unë e garantoj që Meta do të shkojë brenda ditës te Berisha.”

Çfarë provash ka për këtë? “Sekseri që ka bashkuar zotin Rama me zotin Meta, disa ditë më parë ka qenë në takim me Sali Berishën. Gjithë Shqipëria e di emrin e sekserit të ngjalave”, thotë ai, pa ia përmendur emrin Leonard Kokës. Madje, foli dhe për foto që e demonstrojnë këtë takim”. Një takim Berisha-Nard Koka? Ky do ishte scoop-i i dhjetëvjeçarit të fundit. Por Prifti nuk publikoi gjë. Madje, në programin e Ilva Tares ka ndërhyrë me sms dhe Leonard Koka, duke e nxitur Priftin që t’i publikojë fotot, nëse i ka, por Prifti nuk e ka zgjatur më shumë këtë bisedë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Une besoj teresisht cka thote Prifiti pasi edhe ne te kaluaren ka dhene prognoza te vertetuara. Me sa duket kokboshi Ed Rama eshte ne nje pozicion shah-sheh pas gabimim trashanik te 1 Prillit.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

o Kuazimodo, po si nuk na thate nje here se ku e bazoni kete analize? Nuk e di pse e quani kete popull skaq idiot...pse ka leverdi Ilir Meta te bej qeveri me Berishen? A e di ti (se ai e di mire) se ne cfare pozicioni eshte ai me pjesen me te madhe te popullit (elektoratin e PS), dhe me te vetin? A mendon se shqiptaret do mbanin ne krye nje qeveri te tille? E vetmja alternative qe ka Meta (per te mbijetuar politikisht) eshte qe te jete ne qeverisje me PS siaps kushteve te Rames. Cdo llaf qe thua tregon qe je po ai legen qe ke qene keto 4 vjet.

Submitted by Minella (not verified) on

Kur vë fjalët e Prift kërmës në krye të vendit, i ke merituar plotësisht.  Tjetri ka bërë gjithçka për t'u katandisur në shtupë dyshemeje, ju doni patjetër që të ketë kredibilitet.

A jeni në terezi, o njerëz?

Submitted by Dardan (not verified) on

Priftin as e njoh dhe as deshiroj te di per te sepse me kujtohen fjalet e tij "ai (Sali) me dergoi vete sms mua etj etj". Por per ate qe Ilir Meta do ti perserise te gjithe felliqesirat e veta kjo nuk ka asnje dyshim.   Ilir Meta dhe Berisha jane qe te dy fshatare dhe nga fshatra shume te prapambetura dhe kane te njejtin kakrakter te trashe dhe te pabese. Ata bashke ishin ne 1990, bashke ne 2005. bashke ne 2009 dhe bashke sot.  E kur njeriu nuk ben dot gje ze e mbrambullit magji, magji.. magji.. magji e terci e verci Iliroshka ime me ka tradhetuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.