Drejt një poli të tretë?

Postuar në 26 Gusht, 2012 01:33

Flasin analistët Mustafa Nano, Armand Shkullaku, Shpëtim Nazarko, Sokol Balla dhe Afrim Krasniqi

Motorët elektoralë janë ende duke u ngrohur në dy kampet e mëdha. Në pamje të parë duket se asgjë nuk lëviz dhe të gjithë presin shtatorin. Por ata që i njohin mirë zgjedhjet e dinë se llogaritë kanë kohë që kanë nisur të bëhen. Nëse për programet elektorale dhe qeverisëse, për premtimet për vazhdimësi apo ndryshim, për arritjet që duhen amplifikuar apo dështimet që duhen evidentuar, shtabet elektorale kanë ende disa muaj kohë. Ajo që nuk pret shumë duket se është zgjidhja e dilemës: Me kë do të jemi në këto zgjedhje dhe kundër kujt?”

E stimuluar shumë nga sistemi zgjedhor që në 2009-ën tregoi se fitues del jo partia më e madhe, por koalicioni më i madh, llogaritja e çdo vote, kërkimi i çdo aleati të mundshëm ka kohë që është kthyer në një debat që zien brenda partive. Në të vërtetë, më shumë se për këdo kjo pyetje rëndon mbi kokën e Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut. Dy partitë e reja, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e ZI deri tani janë munduar që të krijojnë profilin e tyre; e para djathtas, duke synuar përfaqësimin e shtresave shoqërore që nuk kanë zë, apo që janë harruar nga kjo qeverisje dhe AK-ja duke atakuar të gjithë tranzicionin 22-vjeçar. Por në fund të ditës, si Topi dhe Spahiu nën diktatin e sistemit zgjedhor do të duhen të bëjnë zgjidhjen e tyre; Konkurrim si koalicion më vete, pra një pol i tretë apo bashkim me PS-në për të krijuar një Front të gjerë opozitar?

Mapo iu drejtua për këtë disa prej analistëve më të njohur në vend.

Mustafa Nano: Pse s’ ka gjasa të krijohet fronti i gjerë opozitar

Kam artikuluar një tezë timen para ca kohësh, të cilën, me synimin për të mos e lënë të humbë në tollovinë mediatike, e formulova në mënyrën më provokative të mundshme: “Jemi përballë një regjimi, dhe në rrethana të tilla, deri dhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta të jetë kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar”. Dhe këtë e kam thënë përpara se Berisha të merrte presidencën dhe SHISH-in. Rrjedhimisht, merret vesh se, po të varej nga unë, do të inkurajoja që ç’ke me të një aleancë parazgjedhore të dy partive të reja me partinë më të madhe të opozitës.

Ka gjasa që kjo të bëhet realitet? Nuk duket se ka gjasa, pasi PS-ja nuk ka charm-in për t’i ndjellë, dhe FRD-ja e AK-ja janë shumë të dhëna pas një identiteti të tyre të supozuar e të pretenduar, e para si një parti e qendrës së djathtë dhe e dyta, si një parti kundër sistemit e rendit të gjërave. Sikur të kisha mundësi, do t’i bindja këto të fundit (ngaqë PS-në nuk e bëj dot më charm-ante), se beteja kundër regjimit është më e rëndësishme se çdo merak identitar, dhe se çdo kompleks i tyre përballë sulmeve e akuzave që mund t’u vinë nga regjimi për “bashkëpunim me të majtët”.

E në rrethanat që nuk do t’i bindja, s’do mend që do të inkurajoja krijimin e një poli të fortë të tretë. Por në këtë mes nuk kanë nevojë për ndonjë inkurajim nga jashtë. Është vetë Kodi Elektoral që i detyron të hyjnë në zgjedhje ose si një pol i gjerë i tretë, ose si një front i gjerë opozitar. Alternativa e tretë, dihet cila është: dështimi total i tyre.

Armand Shkullaku: Poli i tretë, aventurë e vështirë

Fillimisht duhet thënë se si lëvizje politike, si elementë që i shtohen pluralizmit shqiptar, këtu dy parti  e kanë një lloj pozitiviteti. Sa i takon rezultatit të tyre në zgjedhje, është shumë herët për të bërë parashikime. Këto janë zgjedhjet e para ku ato konkurrojnë dhe mendoj është shumë pak kohë që të lënë gjurmë domethënëse në rezultatet e 2013-ës. Sa i takon formimit të një poli të tretë, do të thosha se është një aventurë e vështirë, dhe nuk ka për të ndodhur. Këto parti, ose do tentojnë të hyjnë në një koalicion me një parti më të madhe që sipas gjasave, ose sipas asaj që pamë në deklaratat e fundit të Kreshnik Spahiut, AK duket më afër me një afrim me Partinë Socialiste, për më tepër që kjo e fundit po vëren se ka një krizë aleatësh dhe partish të vogla rreth saj, gjë që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa për sa i takon z. Topi, kam përshtypjen që partia e tij, Fryma e Re Demokratike, do të provojë forcat, do të matet e vetme në këto zgjedhje, dhe pas tyre nëse arrin një rezultat të shohin sesi do të përdorin ndonjë mandat të mundshëm që mund të arrijnë në këto zgjedhje.

Por për të krijuar një pol të ri politik, nuk mjafton vetëm ideja. Pavarësisht se si Aleanca Kuq e Zi, si Fryma e Re Demokratike mundohen që të tregojnë se janë të pavarur, që janë parti më vete, anti-berishizmi i çon dashje pa dashje në oborrin e së majtës. Por që të kenë një rezultat të lartë elektoral, më duket pak e vështirë…

Sokol Balla: FRD dhe AK duhet të thonë SOT se KUNDËR kujt janë

Varet cili është prioriteti i tyre: nëse janë opozitë apo nëse janë edhe opozita e opozitës. Opinioni publik në Shqipëri është dukshëm i ndarë në dysh, dhjetë muaj para zgjedhjeve. Ai do ndahet edhe më fort në muajt që pasojnë. Për momentin, ose më saktë, edhe në  këto zgjedhje, ky opinion publik nuk ka nevojë të ushqehet me idenë: ky është i keq, po edhe ky tjetri…Njerëzit duan të dinë nëse Berisha është më i mirë se Rama, apo më i keq se ai. Poli i ri politik që po lind, mund ta qartësojë këtë dilemë, në të cilën Partia Socialiste nuk po i ndihmon dot, pasi qoftë sondazhet, qoftë bindja e përgjithshme, tregojnë se megjithëse ajo i fiton zgjedhjet, nuk bën dot diferencën e dukshme dhe të padukshme. Pra nuk akaparon dot gjithë frymën opozitare në vend dhe nuk siguron dot diferencë të bollshme votash, që të asgjësojë “aksionin elektoral” që tashmë PD ka specialitet ditën e zgjedhjeve. Grupimet e reja drejtohen nga politikanë të fuqishëm, si Bamir Topi, i cili nëse zgjedhjet mbaheshin sot, do të kishte të njëjtën ose të afërt, peshën specifike politike, ashtu si Rama e ndoshta dhe Berisha, por pa diskutim më të madhe se Meta. Këto grupime, ku të rinjtë po besojnë, siç është Aleanca Kuqezi, duhet të jenë të qartë në atë që thonë, edhe nëse është ende herët për të thënë me kë do bëjnë aleancë; ato duhet të thonë SOT se KUNDËR kujt janë. Të tjerat më vonë, do jenë thjesht llogari matematike. Nëse këtyre grupimeve për shkak të formulës elektorale dhe asgjëje tjetër u intereson të futen vetëm apo në koalicion me dikë. Sa kohë debati i aleancave vazhdon të jetë politik, këto grupime kanë dështuar që pa nisur: sepse duhet të lindnin për “shkak” të Berishës e jo të siguronin qëndrimin e tij në pushtet, politikisht dhe matematikisht. Kur debatin ta kthejnë me sukses në diskutim matematik, atëherë mund të flasim për “rrezikun” që ata paraqesin për të marrë pushtetin. Për “shkak” të Ramës, sigurisht.

Shpëtim Nazarko: LSI precizon konturimin e koalicioneve

Për të përcaktuar frymën apo mënyrën e rreshtimit të partive të ndryshme nuk mund të gjykosh apriori. Baza e të menduarit për këtë problem vjen nga kuptimi i sistemit zgjedhor. Ky i fundit i jep përparësi koalicioneve duke e precizuar avantazhin për partinë e parë dhe të dytë të tyre. Partitë e tjera në radhë pas dy të parave kanë probleme të mëdha. Mbi bazën e sa thamë më lart, shikohet spektri i dy partive të mëdha. Në të djathtë qëndron LSI dhe PDIU. Në të majtë pas PS qëndron PBDNJ. Duke u nisur nga sistemi zgjedhor duket evidente se taktikat e zgjedhura do të vijnë nga qëndrimi i LSI-së. Nëse p.sh, ajo rri djathtas, atëherë PDIU do të kërkojë të bëhet e dyta në një front tjetër. Po ku? Në të majtë është PBDNJ, e cila nuk rri dot në një front. Ka shumë variacione mbi temën, por thuajse të gjitha janë derivate që vijnë prej sistemit zgjedhor që do të imponojë rreshtimin e palëve.

Besoj se FRD do të tentojë qendrën dhe të grumbullojë rreth vetes partitë e dyta që nuk kanë vend si të dyta as majtas dhe as djathtas. Po ky përcaktim vjen nga qëndrimi përfundimtar i LSI. Ajo precizon mënyrën e konturimit të koalicioneve.

Ndërkaq nuk kam shumë dyshime se edhe Poli i Qendrës nëse formohet do t’i bashkëngjitet fituesve, që besoj do të jetë Opozita në rastin normal. Nuk besoj t’i vërë njeri serioz kartat politike te një qeveri e konsumuar dhe pa para, që nuk mund të ecë dot më. Në një pikëpamje më të ngushtë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të kemi tollovi për shkak të ekonomisë që ka falimentuar dhe çdo rreshtim ka vlerë shumë të përkohshme. Shqipëria do të notojë në një periudhë të gjatë mosqeverisjeje, kushdo që të fitojë.

Afrim Krasniqi:  FRD e AK, diferencim nga  partitë e vjetra, ndryshe rrezikojnë të zhduken

Unë mendoj se janë dy faktorë që pamundësojnë ndarjen e politikës në dy grupime dhe shkojnë në favor të një grupimi të tretë konkurrues ndaj partive të vjetra. Faktori i parë është politik: ekziston një frymë zhgënjimi dhe lodhjeje tek mazhoranca dhe opozita, programet dhe liderët e tyre nuk frymëzojnë më, nuk japin shpresë dhe as siguri dhe se një shumicë qytetare mirëpret nevojën për një politikë të re, fytyra dhe sjellje politike të reja, të cilat të mendojnë më shumë për qytetarin sesa për pushtetin personal. Dy palët kanë së bashku rreth 1.2 milion vota, dhe nëse numri i votuesve rritet, nuk ka asnjë arsye të besohet se ato vota do të shkojnë tek këto palë, por tek grupet e reja politike. Ky është një fenomen rajonal, një trend zhvillimi dhe një nevojë për sistemin tonë politik. Grupet e reja kanë nevojë të diferencohen nga partitë e vjetra, ndryshe rrezikojnë tërësisht identitetin e tyre, bazën mbështetëse, motivimin politik dhe në planin afatgjatë, edhe ekzistencën e tyre. Në moçalin politik ekzistojnë hapësira e shanse të mëdha që një grupim i tretë politik të imponojë një sistem trepartiak, të përcaktojë mazhorancën e ardhshme postzgjedhore dhe mbi të gjitha modelin e ardhshëm politik, pavarësisht humbjeve që vijnë për shkak të sistemit elektoral dhe kostos që vjen nga refuzimi i modelit aktual politik të koalicioneve me përqindje pushteti e vende pune. Skema e PD për aleatë me këdo për të mbajtur pushtetin apo e PS për aleancë pa kufi për të marrë pushtetin, janë dy anë të së njëjtës medaljeje, janë oferta të pandershme, fyese për votuesin dhe në thelb një kërcënim serioz për demokracinë konkurruese dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Faktori i dytë është teknik dhe moral. Dy grupet politike rreth PD e PS e kanë bërë zgjedhjen e tyre ditën kur së bashku formuluan ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor, përmes të cilave tentuan të krijojnë barriera ligjore kundër lëvizjeve të reja politike. Ata nuk pranuan korrektimin e sistemit elektoral, votën e emigrantëve, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe as të drejtën e partive për vëzhgimin e procesit të votimit dhe numërimit. Ato, me pak diferenca, janë përgjegjëse direkte për gjërat që nuk kanë shkuar dhe nuk po shkojnë mirë në Shqipëri dhe bashkimi me to në çdo rast mendoj se është bashkim me përgjegjësit e dështimeve të tranzicionit. Dhe nëse ndodh kjo, përse votuesi duhet të zgjedhë ndryshe modeli siamez Berisha/Rama? Votuesi kërkon ndryshim dhe ndryshimi nuk mund të vijë nga ata që e krijuan këtë gjendje, kërkon aktorë të tjerë politikë, sjellje të tjera, mentalitete të tjera dhe mbi të gjitha një riformatim moral e logjik të sistemit politik, – ku format e reja politike kanë dhe duhet të luajnë një rol thelbësor. Grupet e reja synojnë të përfaqësojnë atë që nuk përfaqësohet, pra të mbushin hapësirën përfaqësuese dhe tematike të braktisur konsensualisht nga PD/PS. Kjo është një sfidë e madhe për cilësinë e demokracisë. Nuk ka shumë rëndësi nëse grupimi i ri bëhet numerikisht shumicë, mbetet pakicë, mbetet jashtë tortës së pushtetit apo atij i kundërvihet një koalicion bashkëqeverisjeje PS-PD; rëndësi ka që ai të imponojë rregulla të reja loje, të ketë një vëmendje reale për interesat publike e kombëtare, që me sjelljen e tyre politika të fitojë identitetin dhe vlerat morale të humbura, si edhe që sistemi partiak të funksionojë sa më afër modeleve perëndimore, larg pazareve të pista ballkanike të deritanishme.

Marrë nga Mapo e djeshme

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

FRD, 2-3 deputete maximumi. AK 5-6 max.

Nuk lejon hapsire per parti te reja kodi elektoral. Ja ka futur vetes prape Edvini. Kapeni per zhelesh e nxirreni jashte PS-se, pa ju nxire ftyren prape edhe ne 2013-ten.

FRD, dy ish zagare te Berishes. Dy Mero Bazeistë qe kerkojne vetem nje karrige dhe s'kane asnje Fryme te Re per ti dhene popullit.

AK, me ca ultranacionaliste me IQ prej 80, te financuar nga interesat turke, nje parti e drejtuar nga nje mbeturine jeniçere turke i korruptuar nga koka ne kembe qe nga kohet e postit te tij ne KLD.

Shkurt puna, do votoj Ballin Kombetar se ato te pakten ishin atdhetare te vertete dhe luftuan komunistet e mallkuar!

Submitted by Anonim (not verified) on

Se harrova, keni edhe PBDNJ-ne ju neokomunistet. Me votat e grekerve do na shpetoni nga anti-shqyptari i shitur tek greket, serbet siç e akuzon ai turku i Aleances Turqezi. Hipokrite te felliqur!

Keni edhe Gramoz Ruçin, qe duhet te ishte be burg. Keni edhe Tom Doshin, burre zotni! E ca e ca burra te tjere qe e meritojne nje karrige ne mazhorance.

Keni edhe fondacionin SOROS. Dhe me e rendesishmja, propozoni taksen progesiste, qe eshte njesoj me vetevrasje ekonomike. Berisha mund te jete serb, grek, turk, mysliman-dashes, islamik etj por ju jeni me rrezik per Shqyptarine!

Mjere ju e mjere shqyptaria me ju!

Submitted by Akil Ylli (not verified) on

Jam shume dakort  me idete e shprehura nga  opinionistet tane.Mjaft interesante e te larmishme.

Por une kam deshire te shtoj nje ide te re nga ana ime,ndoshta  utopike.Ndoshta marri.

Per te "permbysur"  rasputinin Berish  nuk eshte dhe aq e veshtire.Me gjithe ato "outogola" qe

"dhuron"Berisha","rrezimi" i tij nuk do te ishte i pamundur edhe nga P.Sja vetem.Sigurisht jo kjo

P.S e sotme e bukosur me valium,ku te vetmet sinjale jetet qe jep jane "luftrat" dixhitale, e"betejat"

ne Eter te  tipit alla Star Trek.Shqiptaret hallemdhenj, ne qofte se taktikat mbeten te tilla, nuk ka

rruge tjeter,vetem te "armatosen"me teleskope e te bejne sehir"betejat kozmike".Amen!

Nje PS tjeter, qe do te shihte brenda vetes,e nga gjiri i saj te nxirrte ca tribune karizmatike, duke i

vene ne balle te njerezis ne menyre qe ta frymezojne  e disiplinojn elektoratin,,duke insistuar se

do te perfaqesonin nje moral te ri e modern politik,do te ishte e zonja ta mundte Berishen edhe e vetme.

Nuk me pelqen ajo ideja qe per hire te largimit te Berishes,P.S te hapi "vathen",e  te rrasi brenda

"stanit" me kuç e me maç te gjithe bastardet zvarranik qe rendin pas ndonje kocke

Them kete,sepse edhe  ne nje rast fitoreje te ketij kualicioni alladjalleshe,me gjirizin qe do te  zvarriste

mbas vedi kjo mazhoranc,shpresat e mbi jeteses do te ishin zero.Per Berishen, rrezimi i kesaj mazhoranse

eshte nje loje femijesh.Ai eshte nder te paket njerez,qe kur ti i ja doje puna mund ti fuse duart ne gjiriz

pa i ardhur zorret fyt.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Kur PS kur te vije ne pushet nuk mund te jete shumice absolute per te qeverisur. Ajo do te beje koalicione me parti si te Ngjeles, AK-ne, FRD etj.... E mira ne kete rast eshte se veprimet e saj kushtezohen nga aleatet; pra nga AK, Ngjela, Topi dhe cdo force tjeter zgejdhore qe eshte KUNDER SE KEQESHE FASHIZMIT.

Nese pas fitores, PS si parti kryesore qeverisese nuk reagon, pra te veje DREJTESINE DHE TE DENOJE KRIMINELET E TIPIT BERISHA & Co, atehere partite aleate ne qeverisje si AK etj..., te dalin nga koalicioni dhe te provokojne zgejdhje te reja. Kjo nuk do ti interesonte PS dhe keshtu do ishte e detyruar qe edhe nese nuk deshron te gjykoje dhe denoje kriminelet, kete do ta beje patjeter, pasi humbet qeverisjen... Kjo eshte arsyeja qe keto parti duhet te grupohen ne nje OPOZITE te perbashket. Pastaj ne kuti votat te jene sipas mendimit popullor.

Ndersa per Zotin K. Spahia them se duhet te vihet ne prove. Ai flet kunder Berishes, kunder qeverise, duket teper i ashper por fjalet nuk ngrene peshe... Egziston nje mundesi qe ai pas zgjedhjeve te shkoje te BERISHA. Edhe META te njejten gje beri. Madje META e ofendoi Berishen duke thene se "BERISHA TE MOS MASTURBOHET, QE TI SHKOJE MENDJA TE VJEDHE ZGJEDHJET"... etj. Fakti tregoi qe Meta, ky rrugac politik, kaloi me Berishen.... Frika qe kam tek Kreshnik Spahiu eshte se ky ka qene besnik i Berishes, ka qene drejtor i "shkolles se Plepave".., nje nga institucionet me te zeza dhe nje nga krimet me te renda qe i eshte bere shtetit shqiptar ne keto 99 vjet e ca muaj. Me pas si nenkryetar i KLD nuk kemi pare qe te kete bere ndonje perpjekje per crrenjosjen e korrupsionit ne Drejtesi... Pra ky individ ka shume pikepyetje ????????.

Keto qendrime mund te demtojne vete ate nese nuk i sqaron dhe nuk percakton se sa seriozisht e ka me Barbarin dhe a eshte i gatshem qe per hir te shpetimit te Shqiperise te bashkepunoje me Socialistet, qeverine e te cileve mund te kete ne dore ta rrezoje vete nese gabon...

Ndersa populli demtohet shume per aq kohe sa ne Shqiperi nuk ka nje ligj qe po genjeve elektoratin (pra je i majte dhe shkon djathtas) te denohesh me burg dhe te te hiqet e drejta per tu zgjedhur, ndersa partia te dale jashte ligjit si antipopullore (pasi genjen zgejdhesit e vet)....

Pra "rasit META" eshte nje njolle e frikshme ne historine e zgjedhjeve shqiptare qe me ose pa te drejte duhet ta provojne edhe partite e reja...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.