Doris Pack i lëshohet Nikoliçit: Provoje luftën, e do ta shohësh!

Postuar në 27 Korrik, 2012 11:32

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack duket se është trazuar fort nga deklarata prej cow-boy-i e presidentit serb, Tomisllav Nikoliç. Ky i fundit tha së fundmi se “nëse autoritetet kosovare ndërhyjnë me forcë në veriun e rebeluar, atëherë do të ballafaqohen me sulm nga Serbia”, por Pack-u nuk e ka gëlltitur dot këtë qëndrim. Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ajo ka lënë mënjanë skrupujt diplomatikë e ka folur me një gjuhë shumë të qartë. E pyetur nga gazetarët shqiptarë të kësaj radioje, ajo shprehet: “Ju nuk duhet t’u kushtoni shumë rëndësi këtyre fjalëve të çmendura. Në fund të fundit ai duhet të respektoj realitetin; në të kundërtën do të ndëshkohet. Nëse vazhdohet me këso lloj deklaratash, atëherë Serbinë as Zoti nuk mund ta ndihmojë”.

Dhe përfundon: “Me lojërat politike që është duke bërë, dhe me demokracinë jofunksionale, Serbia është duke shkuar në qorrsokak”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.