Dogana – Korrupsion, evazion, paaftësi...Ndëshkim, asnjëherë

Postuar në 17 Korrik, 2015 12:28

Sot në media u shfaq drejtori i “Crown Agents”, David Smith që foli për arsyet e dështimit në arritjen e obkektivave. Thotë ndër të tjera Smith: “Mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët, problem edhe mungesa e aftësisë së stafit doganor. Problem i madh nëpër dogana është edhe korrupsioni. Në mars larguam nga puna 35 doganierë për korrupsion. Drejtuesit marrin vendime, nuk i shpjegojnë, ndërkohë që mënyra e vendimmarrjeve duhet të bëhet transparente. Po marrim masa që të arrijmë objektivat në 6 muajt e dytë. Do të kemi bashkëpunim doganë-polici. Policia do të marrë pjesë në operacionet doganore, ndëshkime të rrepta do të ketë për kontrabanduesit e cigareve”. Problem i madh në dogana është korrupsioni dhe drejtorët marrin vendime që nuk i shojegojnë. Këto dy nënvizime janë e vërteta më e kapshme për doganat dhe institucionet shqiptare në tërësi. Por më e keqja është mungesa e transparencës. Konkretisht mund të pyesim: për cilin drejtor e ka fjalën z. Smith? Ai ka përvojë dy vjeçare në Tiranë dhe logjika ta do që të jetë përballur që në fillesa me këto dukuri. A lidhen këto ankesa me periudhën kur drejtonte Elisa Spiropali, e cila dha dorëheqjen nga “Facebook”? Ka shumë thashetheme, spekullime dhe mbulim për situatën në dogana dhe tatime, dy institucione që po groposin bilancet e qeverisë. Ministri i Financave deklaroi gjatë prezantimit të drejtoreshës së re në Dogana se “secili duhet t’i dalë zot detyrave të veta”. Për kë e ka fjalën ky ministër? Mos vallë duhet që të hamendësojmë të gjithë? Apo të lexojmë tekstin dhe nëntekstin e deklaratave si këto të ministrit? Drejtori i Hetimit Tatimor dha dorëheqjen duke folur për probleme në administratën tatimore. Por kaq. Ka një errësirë të madhe, që mbulohet me zor. Bëhet fjalë për paratë e të gjithëve, jo të PS-së apo të LSI-së. Drejtorët që vjedhin siç thotë Smith, partia edhe mund t’i falë. Mund t’i falë edhe kryeministri meqë së fundmi është mbërthyer nga ethet e performimit prej artisti, ose nga vizionet ekumenike të tolerancës. Por në fund matematika dhe bilanci nuk do të rezultojnë aq tolerante. Dhe sinjalet nuk do të vonojnë.
Ndoshta do të vijë një ditë kur mrekullia e drejtorit që nuk vjedh, do t’u nxjerrë bojën të gjithë social-lsistëve të sotshëm. Por me gjasë kjo kohë do të përkojë si për paradoks me "Shqipërinë Europiane".
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.