Dobësimi i LSI-së, Genc Pollo në mbështetje të Mediut. Hedh idenë e aleancës Rama-Basha

Postuar në 23 Korrik, 2015 04:18

Sipas gazetës “Sot” teza e hedhur ditët e fundit në tregun politik, për një aleancë të mundshme mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për të goditur LSI dhe shpëtuar të djathtën nga shpërbërja, nuk është më një iluzion. Rritja e frikshme me 80 mijë vota e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, duke se ka trembur Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, mes të cilëve është riaktivizuar pakti i vjetër politik. “Sot” shkruan se disa ditë pasi Fatmir Mediu, artikuloi dhe mbështeti tezën e një aleance mes PS dhe PD, rrethi i mbështetësve të kësaj ideje po zgjerohet. Sipas “Sot” Pollo thotë se një lëvizje e tillë politike është e mundshme. “Edhe mundet. Në politikë nuk përjashtohen gjërat dhe nuk ka gjë të ndaluar”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ndërsa u shpreh se tani kanë përparësi të tjera tema, siç ligji i arsimit të lartë. “Tani kanë rëndësi dhe përparësi të tjera gjëra, si ligji për arsimin e lartë që u miratua vetëm nga mazhoranca”, tha Pollo. 

Comments

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>Gjeniale.</p>

Submitted by Fillestari (not verified) on

<p>Eshte interesante te observosh sesi te dy Partite &quot;tradicionale&quot; shqiptare kane share njera pas tjetres LSI dhe e kane akuzuar per hajduteri. Pa dyshim qe ata e dine mire se per cfare akuzojne. Tashti po hedhin idene qe te bashkohen me njera tjetren per te shpetuar monopolin e tyre mbi jeten publike shqiptare, fatkeqesine me te madhe te vendit, demi i se ciles eshte me i madh sesa cfaredo qe mund te beje LSI. Dhe LSI ne kete rast duhet te mbrohet; sepse po sulmohet jo per aresyen e duhur, duke krijuar nje precedent qe monopolistet do te mbysin kedo, te mire a te keq qe u prish hesapet.</p><p>Shqiperia nuk mund te kete asnje hajer nga aleanca e dy gangstereve qe duan te mposhtin hajdutin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.