Do ta marrim statusin e vendit kandidat? Ende nuk duket të jetë vendosur

Postuar në 27 Korrik, 2012 09:00

“Jo pushim, por integrim”, tha dje ambasadori Sequi, duke lënë të nënkuptohet ideja se në harkun e dy muajve mund të bëhet diçka me synimin për të kandisur Brukselin, që ta japë ok-in për statusin e vendit kandidat. Dhe çfarë mund të bëhet deri në fund të shtatorit? Jo ndonjë gjë e madhe, efektivisht. Mund të miratohet heqja e imunitetit, mund të miratohet ndonjë ligj tjetër me 3/5 e votave të parlamentit, e në përgjithësi mund të shprehet vullneti i mirë i politikës. Por mjafton kaq? Nuk dihet. Në Bruksel duket se nuk është marrë një vendim për këtë gjë. Në fund të shtatorit mblidhet Komisioni Europian, por pas vendimit të KE-së do duhet një miratim unanim i vendeve të tjera. Në këtë kuptim, Fule e Co. nuk do donin që të merrnin një vendim, i cili do të refuzohej nga Danimarka, Hollanda, etj. Komisioni nuk do donte ‘të mbetej në klasë’ me vendimin që do marrë. E prandaj, sado dashamirësi të ketë në Bruksel për Shqipërinë, vendimi do të merret mbi bazën e shanseve që ky vendim do ketë për t’u miratuar më pas nga secili vend i BE-së.

M.N.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

<blockquote><p>Në këtë kuptim, Fule e Co. nuk do donin që të merrnin një vendim, i cili do të refuzohej nga Danimarka, Hollanda,</p></blockquote><p>&nbsp;</p><p>Ka hall fyle se i ngel hatri ketyre BQ te hollande e danimarkes.</p>

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Deklaratat e&nbsp;Sequi-t duhen marre me rezerve pasi tashme eshte e qarte se atij i kane caktuar te jape karroten, ndersa shkopin e japin zyrtaret&nbsp;e Brukselit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.